Albanian Institute of Science
  • Kreu
  • Rreth Ais
    • AIS në 1 vit 2016
    • AIS në 1 vit 2015
    • Partneret
    • Regjistrimi dhe Statuti
    • Rregullore e Brendshme 2019
    • Rregullore e brendshme
    • Njoftime Internship dhe Punesimi
    • Për Dhurime
  • Projekte
    • Projekte në Kërkim Fondesh
    • Projekte në Vazhdim
    • Projekte të Kaluara
    • AIS Promo
  • Publikime
  • Aktivitete
  • Media
    • Njoftime per Shtyp
    • Mbulimi Mediatik
  • Datathon Albania
    • Datathon Albania
    • DiploHack Tirana 2018
  • Our Newsletter
    • Newsletter Tetor-Nëntor 2024
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Maj 2024
    • Newsletter Prill 2024
    • Newsletter Mars 2024
    • Newsletter Janar 2024
    • Newsletter Dhjetor 2023
    • Newsletter Nëntor 2022
    • Newsletter Tetor 2022
    • Newsletter Shtator 2022
    • Newsletter Mars 2022
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Janar 2022
    • Newsletter Nëntor 2021
    • Newsletter Shtator 2021
    • Newsletter Korrik Gusht 2021
    • Newsletter Maj 2021
    • Newsletter Shkurt 2021
    • Newsletter Janar 2021
    • Newsletter Nentor & Dhjetor 2020
    • Newsletter Tetor 2020
    • Newsletter Shtator 2020
    • Newsletter Qershor 2020
    • Newsletter Prill 2020
    • Newsletter Dhjetor 2019
    • Newsletter Korrik & Gusht 2019
    • Newsletter Qershor 2019
    • Newsletter Maj 2019
    • Newsletter Maj 2018
    • Newsletter Prill 2018
    • Newsletter Janar 2019
    • Newsletter Mars 2018.
    • Newsletter Shkurt 2018
    • Newslleter Prill 2017
    • Newsletter Mars 2017
    • Newsletter Shkurt 2017
    • Newsletter Janar 2017
    • Newsletter Nentor 2016
    • Newsletter Tetor 2016
    • Newsletter Tetor 2021
  • Galeri fotosh
  • Kontakt
  • Search
  • Menu

Contact Us   |   Subscribe to our Newsletter

TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT

AIS Newsletter Maj 2024
Hapen të dhëna për Donator të Partive 2011 - 2021, Transparencë mbi Financime të Subjekteve dhe Fushatave Elektorale
Korridori Rrugor Adriatiko Jonian - Qeveria Shqiptare aplikon financim përmes Partneriteteve Publik Privat
Fuqizojmë gazetarinë e bazuar në fakte përmes te Dhënave të Hapura dhe të Lidhura – Media Maj 2024

Hapen të dhëna për Donator të Partive 2011 - 2021, Transparencë mbi Financime të Subjekteve dhe Fushatave Elektorale

Databaza Open Data Albania ka publikuar listën me emra të 1431 donatorëve të tre Partive Kryesore Politike dhe gjashtë fushatave zgjedhore harku kohorë 2011-2021. Mes tyre edhe 40 donator subjekte juridike kompani biznesi. Donacionet nga subjekte private individ dhe kompani përbëjnë vetëm 13% të financimit që Partitë Politike marrin nga Buxheti i Shtetit. Donatorët në Fushata Zgjedhore duhet ti nënshtrohen kontrollit nëse janë në kushte të konfliktit të interesit si fitues në tendera dhe kontraktime me para publike. Ky lloj kontrolli është i detyrueshëm me ligj, por asnjë institucion nuk ka kompetencë për verifikime të tilla. Hapja e të dhënave mbi donator të partive politike dhe aksesi online kanë vlerë sa i takon monitorimit dhe kontrollit nga publiku. AIS/OpenDataAlbania ka advokuar edhe më herët për publikim dhe hapje të dhënash në kohë reale mbi financime dhe shpenzime elektorale në Periudha Zgjedhore, proces për të cilin Partitë Politike kanë shfaqur vullnet të munguar në çdo fushatë.

Korridori Rrugor Adriatiko Jonian - Qeveria Shqiptare aplikon financim përmes Partneriteteve Publik Privat

Shteti Shqiptarë ka aktivizuar projekte me Partneritet Publik Privat PPP për ndërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Fier. Ky segment është pjesë e Korridorit Rrugor Adriatiko Jonian, një projekt strategjik për Evropën Juglindore, pjesë e zgjerimit të  Rrjetit Trans Evropian të Transportit në Ballkanin Perëndimor. Modeli i financimit që Qeveria Shqiptare ka zgjedhur për këtë Projekt Infrastrukture është ajo e ndërtimit me fonde të Kompanive Private, për të cilët parashikohet edhe Garanci për mbështetje me Para Publike nëse Koncesionare nuk arrin nivel të arkëtimeve nga Përdorues Rruge. Deri tani Qeveria Shqiptare ka zhvilluar garën për PPP dhe ka kontraktuar për 3 nga 4 segmentet e këtij Aksi Rrugore. Megjithëse një tender i hapur ndërkombëtar, procesi pati vetëm konkurrent dhe fitues kompani biznesi vendase. Ky korridor synon të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me gadishullin e Jonit përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. AIC nga Italia në Greqi do të jetë rreth 1 500 km, ndërsa në Shqipëri korridori përshkon afërsisht 300 km ose 20% të gjatësisë së përgjithshme. Detaje mbi ndërtimin e Pjesës Shqiptare përmes PPP janë listuar në artikullin e përgatitur nga analist pranë OpenDataAlbania.

Fuqizojmë gazetarinë e bazuar në fakte përmes te Dhënave të Hapura dhe të Lidhura – Media Maj 2024

Edhe gjatë muajit Maj, dhjetëra raportime mediatike në gazeta, ekrane televizive apo web-portale u shkruan mbi evidenca dhe të dhëna të hapura të databazave të AIS / Open Data Albania. Organizata vijon të fuqizojë gazetarinë e bazuar në fakte dhe gazetarinë cilësore përtej vështirësive të saj për vijimësinë e programeve për përdorimin e Open Data në Antikorruspion. Përfaqësues të medias u ndihmuan përmes infosesione, trajnimeve apo takimeve në zyrat e organizatës. Çdo javë gazetarët furnizohen me të dhënave të Hapura OpenData dhe të mirë-strukturura LinkedData mbi tendera publik, shpenzime publike dhe biznese që fitojnë statusin kontraktorë publik. Kjo lloj gazetarie cilësore rrëzon propagandën, i bën gazetarët të pakontestueshëm, hedh drite mbi raste në konfliktit të interesit, abuzimit apo parregullsive. AIS e konsideron proces të rëndësishëm furnizimin e gazetarëve me të dhëna të mirë-struktuara , lehtësisht të gjetshme dhe të përdorshme mbi shpenzimet publike dhe shpërndarjen e kontratave. Kjo merr më shumë rëndësi në vite si 2024-tra vit që paraprin një fushatë zgjedhore.

Follow Us

Twitter
Facebook
Youtube
E-mail

spending.data.al | open.data.al | zalart.al | ais.al | openprocurement.al | opencorporates.al

Subscribe to our Newsletter

Albanian Institute of Science

Supported from

Quick Links

Projects
Publications
Events
Gallery
Contact

Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana

© Copyright - Albanian Institute of Science - Enfold Theme by Kriesi
Scroll to top