TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shtator 2022Shqipëria drejt BE, shtypi Gjerman kritikon Qeverinë, organizata AIS sjell fakte për Korrupsionin dhe Shtetin e së Drejtës
Gazeta serioze Gjermane ka Die Weld ka publikuar këtë shtator një artikull me titull: Cështje të Korruspionit, Drejtësisë dhe Lirisë së Medias – A është vendi gati për në EU?. Artikulli analizon me kujdes disa aspekte të gjeopolitike dhe sfida të Shqipërisë në Negocimin drejt EU. Gazetarja Mandoline Rutkowski vizitoi edhe zyrën tonë në Tiranë duke bërë pjesë të fakteve dhe zërave në shkrim gjetjet tona për çështje si Korrupsioni, Shteti i së Drejtës apo Reforma në Drejtësi. Aranita Brahaj drejtore dhe themeluese e AIS u shpreh se: vendi drejtohet nga Kryeministër dhe Qeveri të cilët nuk i kontrollon askush, mungon kontrolli Gjyqësor, kontrolli Kushtetues dhe ai Parlamentar ndërsa Vetting në Drejtësi, u karakterizua nga qëllime të mira por planifikime të dobëta , që e lanë vendin për vite pa drejtësi dhe kontroll gjyqësor.
Korrupsioni me Ligj dhe Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, AIS Litigoi kundër legjislacionit mbi Kontraktime Programi e Rindërtimit pas Tërmetit
Organizata AIS inicioi Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese ku kërkoi Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit. Në Janar 2022 Padisë ju bashkuan 28 deputet të Opozitës. Në opinionin tone Ligji është i papajtueshëm me Kushtetutën pasi cenon liritë ekonomike; dëmton konkurrimin e hapur; ka risk për korrupsion dhe klientelizëm në shpërndarjen e Kontratave tek Klientët Preferencial . Padia u rrëzua në gjykata kushtetuese e cila shqyrtoi në seancë me vetëm shtatë anëtarë nga nëntë. Për të shfuqizuar një ligj duhen pesë vota dhe shumica prej katër anëtar nga shtatë nuk jep rezultatin e dështiruar. Më shumë për këtë litigim lexo Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetues sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj.
Amnistia Fiskale dhe Penale – Një draft Ligj që amniston edhe të huajt rezident tatimor në Shqipëri
Draft Ligji dhe Iniciativa e Qeverisë Shqiptare për Amnisti Fiskale dhe Penale është analizuar me kujdes nga ekspert pranë Organizatës AIS. Në finalë dy dokumeta të politikave kanë analizuar dhe rekomanduar mbi aspekte të Politikës Monetare, Pastrimit të Parave dhe Problematika të Harmonizimit të Legjislacionit Penal. AIS referon se drafti dhe iniciativa e formuluar mbartin rrisk të lartë të lartë të Pastrimit të Parave të përfituara në rrugë kriminale dhe korruptive; rrezikon sistemet financiare në vend. Një aspekt shqetësuaes është edhe fakti që përfitues të ligjit janë edhe shtetas të huaj që kanë fituar rezidencë fiskale në vendin tonë. Amnistia nuk garanton trajtimin e barabartë të tatimpaguesve dhe dëmton klimën e biznesit. Mjaft probleme shfaq drafti edhe sa i takon përplasjeve me legjislacionin aktual penal. Dy dokumentet e Politiakve dhe fakte të tjera mbi këtë Argument janë të publikuara në web faqen e AIS.