Partneritete lokale, rajonale dhe ndërkombëtare
Instituti Shqiptar i Shkencës (ISHSH) ështe pjesë e partneriteteve të ndryshme të fushave të ngjashme apo edhe më gjërë. Ne besojmë se partnerët tanë janë një faktor i rëndësishëm për gjenerimin e ndryshimeve të qëndrueshmeme ndikim socio-ekonomik në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Përveç kësaj, ISHSH bashkëpunon me partnerët e tij duke marrë dhe ofruar ekspertizë dhe burime për të promovuar objektivat e përbashkëta të zhvillimit.
ISHSH mbështetet në partneritete të ndryshme për të ndjekur qëllimet dhe të zbatojë projektet e tij. Partnerët tanë i kanë mirëpritur dhe promovuar projektet e institutit, në mes tjerash, Open Data Albania, i cili qëndron në të njëjtën kontekst me Open Government Data të qeverisë apo organeve të qeverisjes. Partnerët kryesore renditen si më poshtë:
AIS në partneritet me Institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Llogaridhënie dhe Akses në Sistemin e Drejtësisë. Kjo është një ngaobjektivat e punës së organizatës tonë AIS, e konkretizuar edhe me një nga modelet më të mira të transparencës dhe kontrollit të integritetit për funksionar të lartë publik, pjesë e Sistemit të Drejtësisë siç është Regjistri i Magjistratëve. Organizata AIS është një nga gjashtë organizatat shqiptare të shoqërisë civile pjesë e Partneritetit me Institucionin e Inspektoratit të Lartë i Drejtësisë. Partneriteti është zyrtarizuar me marrëveshje bashkëpunimi nënshkruar në maj 2022 me zotin Artur Metani Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile e gjeni: KËTU
Katër Organizata Shqiptare Partnere për Procesin e Asocimit të Shqipërisë në EU
Organizata AIS është pjesë e partneritetit të katër Organizatave Shqiptar me Objektiv kryesor: Përmirësimin e Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, nëpërmjet krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1.
Organizatat Partnere janë:
- Albanian Helsinki Committee (AHC)
- Albanian Institute for Political Studies (ISP)
- Center for the Study of Democracy and Governance (CSDG)
- Albanian Institute of Sciences (AIS)
Objektiva Specifik të Partneritetit:
- Mbështetje për Institucionet Publike
- Forcim i Llogaridhënies dhe Përgjegjshmërisë
- Rritje e Njohurive dhe Përfshirjes
- Forcon Rolin dhe Dukshmërinë e Përgjithshme
Aktivitete dhe Rezultate të Partneritetit janë të afishuara në Plaftormën e Negociatave të Cluster-1 dhe ne publikime të Organizatave Partnere .
Ky Partneritet mbështet aktualisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Partner me AIS, Avokati i Popullit
Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania ka Partneritet me Institucionin Kushtetues Avokati i Popullit LINK. Partneriteti është vendosur përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me titull Marrëveshje e Bashkëpunimit Për Institucionalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Institutit Shqiptar të Shkencave. Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 20 Mars 2017 dhe është Protokolluar me nr 122. (Shiko marrëveshjen LINK). Palët janë angazhuar të bashkëpunojnë në aktivitete për garantim të punës në misione të përbashkëta vëzhguese në Institucione Publike; në zhvillimin e politikave dhe monitorimeve në favor të transapencës, pjesëmarrjes qytetare, antikorrupsionit, luftës për eliminimin dhe diskriminimin për shkak të moshës, statusit, gjinisë, fesë. Marrëveshja ka fokus bashkëpunime dhe mbështetje reciproke me qëllim avancimin e të drejtave të qytetarëve në Shqipëri. përfshirë ndër të tjera edhe avancimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, të minoriteteve, të grupeve me nevoja të veçanta dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi. Marrëveshja është në fuqi për periudhë kohore të papërcaktuar.
Partner me AIS, Kontrolli i Lartë i Shtetit
Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania është Partner me Institutcionin Kushtetues Kontrolli i Lartë i Shtetit. Partneriteti është vendosur përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me titull Partneritet për Rritje të Transparencës dhe Luftën kundër Korrupsionit. (Shiko marrëveshjen) Palët janë angazhuar të bashkëpunojnë në aktivitete dhe ekspertiza të përbashkëta. Marrëveshja është nënshkruar në një ceremoni në Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në datën 19 maj 2014. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit nënshkroi kryetari i Institucionit zoti Bujar LESKAJ, për Institutin Shqiptar të Shkencave AIS, drejtorja ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ. Dy Partnerët kanë bashkëpunuar intensivisht për Enabling Albanians to RedFlag questionable Health Sector Purchases and Contrates (Shiko më shumë LINK). Kjo në kuadër të zbatimit të Projektit Transparency in Health Engagement, projekt i mbështetur nga USAID Albania e ku AIS u kontraktua si Partner Lokal. RedFlag 1 Indeks Public Procurement Albania, është një nga instrumentet më të mira të vlerësimit të riskut për parregullsi në Prokurime Publike, Instrument i Krijuar nga AIS dhe që aplikohet në kohë reale prej vitit 2015. Ky vlerësim risku përmes algoritmit RedFlag dhe rezultatet e tij krijojnë indicie për Planin Vjetor të Auditimeve të Institucionit Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Më shumë: KËTU
Global Movement for Budget Transparency, Accountability and Participation.
Lëvizja globale për Transparencë, Përgjegjshmëri dhe Pjesëmarrje në Buxhet/ Budget Transparency, Accountability and Participation (BTAP) është një iniciativë e e vlerësueshme që mbledh sëbashku aktivistë, mbi 100 grupe të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare që punojnë në fushën e financave publike dhe raportim buxheti nga pesëdhjetë vende të botës. Lëvizja e BTAP-së nisi në Tanzani në vitin 2011 me miratimin e Deklaratës për Transparencë, Përgjegjshmëri dhe Pjesëmarrje në Buxhet, motivuar nga parimi se ndryshimet reale në komunitet vijnë me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe organizatave në vendimet lidhur me buxhetin. Ky rrjet fokusohet në krijimin e një lëvizje të integruar ndërmjet partnerëve për të punuar në nivele të ndryshme (rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare) për të përmirësuar mënyrën se si operojnë qeveritë dhe adresuar çështje të rëndësishme. Instituti Shqiptar i Shkencave është tani pjesë e kësaj iniciative dhe do të kontribuojë edhe në Fushatën e ardhshme mbi të Drejtën e Pjesëmarrjes në Çështjet Buxhetore. Qëllimi i kësaj të fundit është orientimi i agjendëssë Zhvillimit Globaldrejt pjesëmarrjessë publikut në buxhetim. Ndër të tjera, kjo fushatë synon të përmirësojë standardete procesevepër pjesëmarrje publike ndërkombëtare dhe rritjen e veprimeve politikepër të favorizuarpjesëmarrjen e publikut në vendime dhe procese kyç të buxhetit. ISHSH merr pjesë në këtë fushatë me ekspertë në organizimin e aktiviteteve lokale.
ePSI Europe’s One-Stop Shop on Public Sector Information Re-Use
One-Stop Shop on Public Sector Information (PSI) është një mjet që përfshin publikun në vlerësimin e shkallës së hapjes së të dhënave në kuadër të Bashkimit Evropian (BE). Gjithsesi, kjo iniciativë nuk ka për qëllim monitorimin e politikave qeveritare, por promovimin e informacionit në sektorin publik dhe të dhënave të hapura në të gjithë BE-në. Duke kombinuar informacione të burimeve dhe llojeve të ndryshme, kjo nismë prodhon të dhëna, lajme, raste, shembuj dhe praktika në sektorin publik (p.sh. shëndetësi, transport, shkencë, mjedis etj). ISHSH është tashmë anëtarimë i ri i këtij rrjeti duke siguruar të dhënat ekonomike dhe ligjore të mbledhura nga organet e ndryshme publike. Gjithashtu, grupi i ekspertëve që punojnë pranë ISHSH promovon përdormin e informacionit publiknë samite,konference dhe evente të ndryshme të këtij rrjeti.
The Albanian Coalition for Open Government Partnership
Koalicioni përbëhet nga disa organizatave vendore të angazhuara në kontributin e tyre në procesin e Partneritetit në kuadër të Open Government Partnership (OGP) në Shqipëri. Deri më tani, koalicioni ka organizuar me shumë sukses konsultimet me Qeverinë Shqiptare për Planin e Veprimit të OGP 2014-2015. Gjithashtu, ai është angazhuar në nxitjen e nismave të OGP dhe monitorimin e punës së qeverisë në përmbushjen e objektivave të saj duke vënë theksin kryesisht në procesin e financimit dhe shpenzimeve të institucioneve publike përmes informacionit, përgjegjshmërisë, transparencës dhe përdorimittë teknologjisë. AIS, si pjesë e OGP, ka arritur të kapitalizojë OGP në Shqipëri duke kontribuar përmes platformave të ndryshme me qëllim rritjen e transparencës.
Telecentre Europe është një organizatë jo-qeveritare evropiane e themeluar në 2010 e cila nxit të mësuarit me anë të ICT/TIK, arsimimin e të rinjve, promovimin e bibliotekave ku njerëzit mund të kenë qasje në internet dhe programe që i vinë në ndihmë individëve me anë të ICT. Misioni i këtij rrjeti është të mbështesë pjesëmarrjen dhe trajnimin e një numri të madh qytetarësh evropianë në përdorimin dhe trajnimin nëpërmjet internetit, duke shkëmbuyer njohuri, duke orientuar njerëzit drejt mundësive dhe ndërtimit të kapaciteteve. Telecentre Europa ka zgjeruar partneritetin e saj duke shkëmbyer me organizata të ndryshme jo vetëm brenda Evropës, por në mbarë botën. Në vitin 2012 fushata dhe evente e Telecentre Europe janë mbështetur drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian. Instituti Shqiptar i Shkencave është anëtari më i ri i Telecentre Europe. Projekte të ndryshme të tilla si e-UROPa dhe Get Online Week, ku AIS është anëtare, janë të koordinuara nga Telecentre Europe të cilat kanë për qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e krijimit të politikave.
Dhoma Zgjedhore – Iniciativë e Shoqërisë Civile
Dhoma Zgjedhore është një iniciativë tërësisht shqiptare e projektuar si një platformë për shkëmbimin e informacionit ndërmjet të gjithë aktorëve që punojnë për zgjedhjet, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë ndaj krizave të lidhura me procesin zgjedhor.
Kjo nismë e organizatave me përvojë në monitorimin e zgjedhjeve mbështetet nga Fondacioni “Soros”, me qëllim perftimin e një vlerësimi serioz dhe të besueshëm të faktorit shqiptar mbi cilësinë e proçeseve zgjedhore.
Pjesë e kësaj inciciative është edhe Instituti Shqiptar i Shkencës, që do japë kontibut në kuadër të projektit Za’lart 2015 një portal “online”, që u ofron qytetarëve mundësinë për të kontribuar në zgjedhje të ndershme dhe të lira në vend.