Instituti Shqiptar i Shkencave ne kuadër të projektit Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike, i mbështetur nga Leviz Albania, prezantoi, në date 16 Shtator 2017, në qytetin e Rrëshenit platformën #OpenCorporates #Albania (http://opencorporates.al/ ) me gazetarë nga Tirana, Lezha, Mirdita, Mati, Ekspert të Ekonomisë si dhe qytetarë e aktivist. Databaza mban informacion për mbi 4000 subjekte ekonomike dhe përditësohet çdo ditë me informacion shtesë për shoqëri biznesi që kontraktohen për herë të parë. Kush qëndron pas kontraktorëve publik, cilët janë zotëruesit e tyre, a ka raste të mbivendosjes, përqëndrimit apo klientelizmit. Këto janë disa pyetje për çdo entitet që dëshiron të monitorojë buxhetimin dhe shpërndarjen e kontratave publike sipas operatorëve. Kjo Databazë synon pikërisht mirëstrukturim dhe hapje të të dhënave për ato shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata dhe tendera me Njësi të Qeverisjes Vendore. Data baza është e linkuar (lidhur) edhe me databaza të tjera me të dhëna publike si ajo për pagesa përmes Transaksioneve të Thesarit apo databaza mbi Prokurimet Publike etj.