TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
Za’Lart 2017 Newsletter data 17 Qershor 2017Za’Lart 2017 Newsletter data 17 Qershor 2017
Në Pukë raste tensioni, autoritetet dyshojnë për konflikte mes eksponentëve politik për shkak të blerjes së votës Në platformën Za’Lart është përcjellë një regjistrim audio me një version për incidentin e ndodhur në qytetin e Pukës me dy eksponentet e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI për Pukën, Zamira LACAJ deklaron se është kërcënuar dhe sulmuar nga persona eksponent të Partisë Socialiste. Megjithëse zonja Laçi nuk ka bërë kallëzim në organet policore, në materialin e publikuar tek Za’Lart ajo zbardh 4 emra eksponentësh të PS si sulmues dhe kërcënues të saj. Ndërkohë njoftime me burime policinë dhe ekipe të verifikimit në terren, perceptojnë se në këtë zonë ka qenë fenomeni i blerjes së votës që ka çuar në tensione dhe konfrontime mes palësh. Të detyruar nga sjellja e një apo disa subjekteve, dhe nën presionin e humbjet së elektoratit palë të tjera në proces janë detyruar të aplikojnë të njëjtin fenomen, pagesën për votuesit e tyre me qëllim që ata të mos shesin votën tek të tjerë subjekte. Materiali audio me versionin e kryetares së partisë LSI dega Pukë mbi ngjarjen e gjeni të publikuar në kanalin You Tube të Za’Lart 2017