Projekti Money, Government and Politics dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

Ky projekt zgjeron platformën Open Data Albania dhe Spending Data Albania me të dhëna të reja që fuqizojë publikun shqiptar me informacion dhe aftësi më të mira për vendimmarrje.

Data e fillimit të projektit: 1 nëntor 2014
Donator: Netherlands Embassy in Tirana, NED, Assist Impact nëpërmjet USAID/Shqiperi

Money, Government & Politics ne Media