AIS merr pjesë në workshopin WeLoveData

Më 24-25 Mars 2015, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe ECSI organizuan në Stamboll, Turqi një workshop mbi të dhënat e hapura për OJQ-të në Euro-Azi, me titull: WeLoveData. Workshopi kishte si qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat komuniteti i të dhënave të hapura përballet në Evropë dhe Azinë Qëndrore. Aktiviteti kishte mbledhur së bashku rreth 30 gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe analistë të të dhënave të hapura nga mbi 15 shtete të rajonit.

AIS / Open Data Albania u përfaqësua nga dy prej anëtarëve të saj, znj Shefiko Hajna, analiste të dhënave për programin tonë Money Governments, and Politics, Znj Marilda Mancka, një nga themelueset e organizatës dhe pjësë e grupit të punës Open Data Albania. Ato ndanë me pjesëmarrësit e workshop-it eksperiencën e OJQ-së shqiptare në hapjen e të dhënave të Thesarit Publik, Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, Shpenzimet Elektorale, dhe të dhëna të tjera të disponueshme në portalin Spending Data Albania. Programi i aktivitetit ishte mjaft interesant, si dhe ishte një mundësi unike për shoqëritë civile të vendeve Euro-Aziatike në shkëmbimin e përvojës.

training_istanbul