Dita e të Dhënave të Hapura 2013

POPULLSIA & CENSUSE 1870 – 2011

Këtë vit në mbarë botën ditët e Open Data finalizohen më 23 shkurt me evente të rëndësishme si Hackathon, Datathon apo me publikime interesante në formatin dhe standardin Open Data. Projekti ynë Open Data Albania po publikon në vigjilje të kësaj date të dhëna të Popullsisë për Shtetin Shqiptar në 11 censuse zyrtare. Gjithçka në formatin Open Data . Edhe në censusin e fundit INSTAT, koordinatori ynë i të dhënave kombëtare publikoi në standardin CLOSED dhe me kosto marramendëse një atlas tradicional me të dhëna. Open Data Albania  Ju fton të kuptoni brenda pak sekondash e të gjeni, përdorni dhe ripërdorni të dhëna të hapura që datojnë në dy shekuj.

Shqipëria rezulton ta ketë arritur kulmin historik sa i përket numrit të popullsisë më 1991, pas së cilit popullata erdhi në rënie si pasojë e emigrimit masiv. Gjatë dekadës së parë pas rënies së komunizmit, popullata u reduktua me 0.35 për qind në vit, ndërsa në dekadën e dytë, 2001-2011, ritmi i rënies u përshpejtua në 0.92 për qind në vit. Në total, gjatë njëzetedy viteve të fundit, popullata ka rënë me 0.6 për qind në vit. Në rast se tendenca me rënie 0.9 për qind në vit, siç ka qenë në periudhën 2001-2011 vijon, në fund të kësaj dekade, popullata e Shqipërisë do të jetë rreth 2.5 milionë banorë.

http://www.open.data.al/sq/lajme/lajm/id/669/titull/Popullsia-ne-Shtetin-Shqiptar-1870-2011

Ju faleminderit që na ndiqni!!!