Deklaratat e Pasurive për Zyrtarë të Lartë në Open Spending Albania
Në kuadër të programit Money, Government and Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Anëtarëve dhe ish Anëtarëve të Këshillit të Ministrave , sikurse të personave në lidhje familjare. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies dhe janë sipas modelit të ndjekur nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar mund të informohet mbi të ardhura vjetore të kryeministrit, ish kryeministrit dhe anëtarëve apo ish anëtarëve të kabinetit.
- Po kështu interesant është informacioni mbi të ardhura jo nga paga sikurse janë të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj.
- Një detaj tjetër interesant është begatimi dhe shtimi i pasurisë përmes legalizimeve, privatizimeve dhe transformimit të tokave bujqësore në toka troje (me rritje vlere), në kohën e qëndrimit në detyrë dhe vendimmarrjeve me akte nënligjore.
- Në rastin e punësimit të personave të familjes përmes deklarimeve, mund krijohet informacion mbi marrëdhëniet e punës në sektorin publik apo privat dhe në ndonjë rast gazetarë investigues mund të vlerësojnë edhe nëse jemi në kontekstin e nevojshëm për kontroll të konfliktit të interesit.
- Në mënyrë të spikatur, interesante është të vlerësohet edhe mbi mënyrën se si drejtues të lartë qeveritar kanë zgjedhur të investojnë në fonde pensioni, bono privatizimi apo në bursë.
- Deklaratat përmbajnë edhe informacion të ardhura jashtë Shqipërisë sikurse kredi në banka të huaja, dhe prona të paluajtshme jashtë territorit.
Të dhëna për vitin 2014 ju mund të gjeni gjithashtu për Deputetët, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD dhe Gjykatës së Lartë. Në tërësi ky portal ka deklarime të pasurisë për vite të ndryshme për rreth 325 subjekte me detyrim për të deklaruar të ardhurat dhe pasurinë.
Duke ju falenderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.
Të ardhura vjetore dhe ndryshim i pasurisë 2014, anëtar dhe ish anëtar të Këshillit të Ministrave
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/6
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/22
http://www.spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/4