TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Mars 2024AIS kërkon Ndihmë. databaza Transaksione Thesari pa financim, në nevojë për fonde. Vështirësi financimi projektet antikorrupsion
Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion. Përmes Open Spending Albania, qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim. Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste korrupsioni, Klientelizmi dhe konflikti Interesi. Institucioni i Auditit Suprem gjithashtu përdor databazën për të hartuar planet e vlerësim riskut dhe auditimit. Prej Muajit shkurt AIS ,është në vështirësi për fonde për mirëmbajtjen, përditësimin, zhvillimin dhe hapësirën server për Transaksione Thesari. AIS zotëruese e Open Spending Albania konstaton se mungojnë thirrjet për projekte Antikorrupsion, dhe kërkon ndihmën e donatorëve të mundshëm për mbështetje financiare dhe mundësi aplikimi. Spending Data Albania është instrument i krijuar nga ekipi programues, ekonomistë dhe aktiviste antikorrupsioni pranë AIS/OpenDataAlbania. Mirëpresim ndihmën tuaj me donacione sipas rregullores, shpërndarje të kërkesës dhe mundësi bashkëpunimi në [email protected].
90% e Tenderave kanë Risk për mungesë konkurrence, thirrje SPAK të hetojë më shumë Punë Publike me RedFlag
Ekipi që punon për OpenProcurementAlbania përgëzon Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit për dy rastet e fundit hetimore për ndërhyrje dhe korrupsion në tendera. Gjithashtu ky ekip konstaton se problematika me konkurrencën në garë është edhe më e rëndë, dhe bën thirrje për më shumë hetime në tendera me vlera të mëdha në sektorin punë dhe infrastrukturë publike. Përmes DataBazës OpenProcurementAlbania për çdo tender aplikohet një vlerësim risku dhe markim me RedFlag kur procedura shfaq risk për probleme të garës. Lista e tenderëve me Redflag është e publikuar për sektorët e rëndësishëm si Shëndetësi, Qeverisje Lokale, Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH apo Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH. Ekipi që punon me OpenProcurement konstaton që raporti i tenderave me redflag kundrejt totalit të tenderave është rritur, dhe në disa institucione shkon deri 90% e procedurave me risk. Në këto kushte, AIS zotërues i databazës Open Procurement Albania i bën thirrje SPAK, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Auditeve të Brendshme të hetojnë më shumë raste duke marrë nxitje edhe nga Listat tona me RedFlag.
Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament
Si pjesë e aktiviteteve të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS u organizua më 8 mars në Bashkinë e Koplikut një event me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias për rritje kapacitetesh. Po me qëllimin për të forcuar përpjekjet e Parlamentit për të nxitur një mjedis mundësues për angazhim të qenësishëm të qytetarëve në proceset legjislative të Hartimit dhe Mbikëqyrjes së Buxhetit të Shtetit AIS trajnoi also focused on introducing legal instruments that have the potential to boost citizen participation, proposals or hearings in the Parliamentary Committees. Eventet kanë në fokus edhe prezantimin e Instrumenteve të Mundshëm Ligjor për pjesëmarrje, propozime apo seanca dëgjimore në Komisione Parlamentare.