AIS vs PS, LSI dhe PD mbi Transparencën me Fondet e Fushatave. Kërkesë Gjykatës Administrative Apeli për përshpejtim të shqyrtimit gjyqësor
Në vijim të procesit gjyqësorë, dhe përpjekjeve për të detyruar partitë politike të vënë në dispozicion të publikut në kohë reale (gjatë fushatës) të dhëna për Financimin e Fushatave Zgjedhore, po ndajmë me ju informacion mbi zhvillime të fundit.
Konkretisht AIS, ka depozituar në Gjykatës Administrative Apeli, një Ankim me Objekt: Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 22.07.2015 te Komisionerit për te Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhënave Personale. Detyrimin e partive politike t’i japë palës paditëse informacionin e kërkuar për financimin e fushatës zgjedhore, te kërkuar prej këtij te fundit ne datën 09.06.2015.
Paditës në Proces është : AIS organizatë jofitimprurëse.
Të paditur janë : Komisjoneri për të Drejtën e Informimit, PD, PS dhe LSI.
kjo çështje e ankimuar, është regjistruar në apel në datën 18.01.2016. Zbardhja e Vendimit në Gjykatën e Nivelit të Parë dhe Transferimi i Dosjes nga Shkalla e Parë tek Gjykata Administrative e Apelit Tiranë u vonuan me 2 muaj. Aktualisht për çështjen është hedhur shorti dhe si relator është përzgjedhur gjyqtari Artur Malaj. Në pritje të një date për fillim të shqyrtimit gjyqësor AIS, u trembet zvarritjeve dhe vonesave në kohë, si pasojë e ngarkesës teknike të gjykatave administrative.
Në këtë kontekst, AIS vlerëson se objekti i padisë dhe rëndësia që ajo ka për interesin publik kërkon me domosdoshmëri shqyrtimin e saj në një kohë të shpejtë dhe jo në periudha zvarritëse disa vjeçare. Nëse shqyrtimi gjyqësor zvarritet dhe nuk finalizon përpara fillimit të fushatës tjetër zgjedhore (2017), objekti i Padisë dhe shqyrtimi gjyqësorë humbasin rëndësinë dhe aktualitetin. Gjithashtu një interpretim dhe vendim gjyqësor përfundimtar do të kontribuonte edhe në procesin e debatit dhe punës për ndryshime ligjore të mundshme në kuadër të reformës me Kodin Zgjedhor, reformë e parashikuar të ndërmerret dhe finalizohet brenda vitit 2016.
Për këtë arsye, AIS në cilësinë e paditësit i është drejtuar Gjykatës Administrative Apeli Tiranë, Kryetarit të saj zotit Kastriot Selita, Relatorit të çështjes, gjyqtarit zoti Artur Malal me Kërkesën: për Përshpejtim të Shqyrtimit Gjyqësor të çështjes në një afat kohor sa më të shpejtë.
Gjithashtu kujtoj që pretendimi për akses informimi në kohë reale në financimet elektorale të partive bazohet në parashikimin kushtetues Neni 9 i Kushtetutës pika 3 Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.
Më poshtë po ju përcillet një kopje e kërkesës së drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi .
Kerkese per pershpejtim gjykimi
Kopja e kërkesës së dytë drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi
Kërkesa e dytë drejtuar Gjykatës së Apelit për Përshpejtim Gjykimi