Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri vizitë në zyrat e AIS

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës mbështet Institutin Shqiptar të Shkencave në projektin “Money, Government and Politics“. Ky projekt ka për qëllim të adresojë çështje të abuzimit, korrupsionit dhe konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri, duke hapur të dhëna publike për shpenzime të institucioneve shtetërore, shpenzimet elektorale, si dhe pasuri të zyrtarëve të lartë. Më 8 Tetor, 2015 Ambasadorja Dewi van de Weerd vizitoi zyrat e organizatës tonë ku diskutoi me znj, Aranita Brahaj dhe stafin e saj mbi projektet e AIS në publikim e të dhënave në një format të standartizuar në platfomat (http://open.data.al) dhe (http://spending.data.al). Krahasimi dhe analiza e të dhënave të tilla rrit transparencën dhe nxit debatin publik mbi ndryshime cilësore në këtë proces. Shkëlqesia e saj vlerësoi projektet tona dhe deklaroi se Ambasada e Mbretërisë së Hollandës do të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e iniciativave të ndërmarra nga AIS.

905561_980714065319943_525165221450922578_o12106892_980714091986607_2149840804173248330_n