TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Dhjetor 2023Regjistri i Magjistratëve – Me Pёrmirsu Aksesin dhe Besimin e Publikut nё Drejtësi, Integriteti pas Vettingut
Organizata AIS prezantoi kёtё dhjetor nё njё event rajonal pёr Shkëmbim tё Njohurive dhe Ideve mbi Qeverisjen e Hapur, projektin Akses Drejtësi Regjistri Shqiptar i Magjistratëve. Me organizimin e NDI Mali i Zi u bashkuan nё Budva aktivist dhe zyrtare me fokus modele dhe iniciativa tё Qeverisjes se Hapur. Miniera e tё Dhënave Regjistri i Magjistratëve shfaq Pasaporte me informacion e dokumente pёr çdo gjyqtar e prokuror. Po njësoj edhe pёr Institucione tё reja tё Drejtësisë. Zotëruesit e Databazës konstatojnë interes tё theksuar nga Qytetarët qё klikojnë nё Pasaporta tё gjyqtarëve dhe prokurorëve qё po hetojnë afera korruptive tё zyrtarëve tё lartё, tashmë nёn hetim apo nёn akuzё. Regjistri i Magjistratëve ёshtё aktivitet i Projektit me tё njëjtin titull, projekt i mbështetur financiarisht nga Ambasada e USA ne Tirane përmes Programeve tё Komisionit pёr Demokraci. Opinionet, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet e shprehura janë tё autorëve dhe jo domosdoshmërish reflektojnë ato tё Departamentit tё Shtetit.Aktivitetet i Projektit edhe njё Dokument Politikash mbi Rregullimet Ligjore dhe Praktiken pёr Akses nё Informim tё Institucioneve te reja tё Drejtësisë.
Biznese Mediatike, mё shume Fitim nё vite elektorale. Pushteti Ekonomik i Zotëruesve tё Medias, Interesa nё sektorë me licencim dhe kontraktim shtetëror
Open Data Albania ka publikuar njё artikull analizё me informacion mbi tё ardhurat vjetore dhe fitimet pёr Biznese Media Televizive. Tё dhënat dëshmojnë fitime dhe arkëtime mё tё larta nё vitin elektoral 2021, kundrejt vitit paraardhës apo pasardhës. Mё herët ODA publikoi njё raport mbi Pushtetin Ekonomik tё Zotëruesve nё Media Audiovizive. Raporti thekson se individët zotërues nё Kompani Televizive zotërojnë edhe 10 deri 39 kompani tё tjera. Lidhjet dhe interesat e tyre karakterizohen nga Leje Ndërtimore, Licenca Publike, Kontrata PPP Koncesion, Status Investitor Strategjik apo Përfitime nga Programi Shqipëria 1 Euro. Interesa nё sektor me fitim tё lartё ekonomik, me licensime, subvencione, leje apo kontraktime me palё nё Pushtet, e bëjnë sektorin mediatik tё ekspozuar nё Lidhje Interesi dhe Varësi edhe me Palё Politike. Kjo rrezikon lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale. Artikujt analizë për sektorin Mediatik, pushtetin ekonomik, te ardhurat, fitimet dhe strukturë zotërimi janë përgatitur si pjesë e Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption 2021-2023, projekt me mbështetje financiare Sweden International Development Cooperation Agency.
Prokurimi Publik. Angazhim pёr Praktika mё tё mira dhe forcim tё kulturës Watchdog përmes standardit Open Contracting
Sektori Prokurim Publik përbën rrezikun numër “Një” pёr korrupsion nga Qeveritë. 30% e shpenzimeve publike shpërndahen përmes Tenderimeve. AIS kontribuon pёr Standarde tё Hapura tё Tenderimit dhe Forcim tё modelit Watchdog. Databaza pёr Prokurime tё Hapura funksionon si instrument pёr transparencë dhe llogaridhënie nё tenderim. Pasaportat me informacion pёr tё gjitha fazat e tenderimit janë tё hapura pёr Pushtetin Vendor LGU, Sektorin Shëndetësi, Autoritetin Rrugor Shqiptar ARRSH, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Shoqëritë Publike. Ndërsa njё algoritëm i vlerësimit tё rriskut dhe markimit me RedFlag skanon dhe publikon nё kohё reale tenderët me problematikë tё garës dhe konkurrencës. Po njësoj tё dhëna pёr përqendrime kontratash nё pak Biznese, apo aplikimi i Procedurës sё Limituar nё mbi 25% e vlerave vjetore tё tenderimit publik janë evidentuar nё Artikuj tё Publikuar. AIS ka litiguar nё Gjykatë edhe kundër Legjislacionit Special pёr tenderime nё Raste Fatkeqësive Natyrore përtej afateve tё Gjendjes sё Jashtëzakonshme. AIS po merr pjesë kohët e fundit nё Konsultim Publik pёr Ndryshime Ligjore për digjitalizim tё sektorit. I iniciuar nga Qeveria Shqiptare nё Qershor 2023 drafti fillestar potencialisht u referua me nevoja pёr ndërhyrje dhe për garanci te parimeve tё barazisë dhe transparencës. AIS do tё vijoje tё marrё pjesë nё Konsultim tashmë nё procesin Parlamentar tё Ligjit. Mbështetja e Praktikave tё Mira; Forcimi i Kulturës Watchdog ndaj tenderimit dhe promovimi i standardeve dhe principeve tё Open Contracting Partnership janë qëllime tё punës edhe nё vijimësi.