TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Janar 2019AIS kundërshton paketën Ligjore Anti-Shpifje: Jo Censurë pa Vendim nga Gjykata Civile
Gjatë muajit Janar, AIS ka kundërshtuar publikisht dy draft ligje të propozuara nga Qeveria Shqiptare, si pjesë e paketës Anti-Shpifje Amendimet e propozuara për Ligjin mbi Mediat Audio Vizive dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike, parashikojnë që institucione administrative jo gjykatë, të urdhërojnë mbyllje dhe censurim total të portaleve që janë regjistruar në hapësirën virtuale shqiptare dhe në vende të tjera. AIS ka përgatitur një raport me kundërshtime dhe propozime për paketën anti-shpifje, ka marrë pjesë në disa tryeza të organizuara nga Qeveria apo Institucione jo Qeveritare, dhe i është bashkuar qëndrimit kundër të organizatave në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut.
KLSH me një instrument Inovativ, Zgjidhjet Software Data Mining dobishmëri për Transparencë dhe Anti-Korruspion
Institucioni Shqiptar i Auditit Suprem ka tashmë një instrument inovativ, të dobishëm dhe transparent për të evidentuar dhe mirëstrukturuara impaktin në media dhe publik. Zgjidhjet Software të modelit Data Mining janë risi në fushën e ICT. Ato janë aplikuar vetëm në dekadën e fundit, fillimisht nga bizneset por aktualisht edhe nga Sektori Publik. Kontrolli i Lartë i Shtetit KLSH është institucioni i parë në vend që aplikon këtë zgjidhje software për të bërë detektim, mirë-strukturim dhe katalogim të çdo artikulli dhe publikimi teknik që lidhet me Punën dhe Impaktin Institucional. Kjo zgjidhje software është implementuar nga organizata AIS në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID, me projektin "Transparenca në Sistemin Shëndetësor". Instrumenti është finalizuar në Nëntor 2018 si një instrument me dobishmëri të lidhur me transparencën dhe anti korrupsionin.
Menaxhimi i Shoqërive Tregtare të Zotëruara nga Publiku në periudha Elektorale, AIS starton monitorimin e tyre për Zgjedhjet 2019
Në vend funksionojnë dyqind e njëzet kompani të zotëruara nga një institucion publik bashki apo ministri. Menaxhimi dhe performanca e tyre është me rëndësi, ato janë asete publike, subvencionohen me para publike dhe ofrojnë shërbime utilitare të domosdoshme. Në zgjedhjet e vitit 2017 u artikuluan mjaftueshëm raste të influencës zgjedhore që lidhen edhe me asete të state owned company. AIS ka startuar punën për zbatimin e projektit "Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore". Projekti mbështetet nga programi i USAID, "Accelerated Civic Development and Cooperation”. Qëllimi i projektit është të edukojë dhe fuqizojë qytetarët nëpërmjet informacionit dhe transparencës mbi mundësitë e keqpërdorimit të parave të tyre nga kompanitë e zotëruara nga shteti, asetet dhe burimet njerëzore gjatë periudhës Zgjedhore 2019 dhe të kontribuojë në uljen e korrupsionit zgjedhor , sigurojë llogari-dhënien e kompanive publike dhe mirëqeverisjen e tyre.