Albanian Institute of Science
  • Kreu
  • Rreth Ais
    • AIS në 1 vit 2016
    • AIS në 1 vit 2015
    • Partneret
    • Regjistrimi dhe Statuti
    • Rregullore e Brendshme 2019
    • Rregullore e brendshme
    • Njoftime Internship dhe Punesimi
    • Për Dhurime
  • Projekte
    • Projekte në Kërkim Fondesh
    • Projekte në Vazhdim
    • Projekte të Kaluara
    • AIS Promo
  • Publikime
  • Aktivitete
  • Media
    • Njoftime per Shtyp
    • Mbulimi Mediatik
  • Datathon Albania
    • Datathon Albania
    • DiploHack Tirana 2018
  • Our Newsletter
    • Newsletter Tetor-Nëntor 2024
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Maj 2024
    • Newsletter Prill 2024
    • Newsletter Mars 2024
    • Newsletter Janar 2024
    • Newsletter Dhjetor 2023
    • Newsletter Nëntor 2022
    • Newsletter Tetor 2022
    • Newsletter Shtator 2022
    • Newsletter Mars 2022
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Janar 2022
    • Newsletter Nëntor 2021
    • Newsletter Shtator 2021
    • Newsletter Korrik Gusht 2021
    • Newsletter Maj 2021
    • Newsletter Shkurt 2021
    • Newsletter Janar 2021
    • Newsletter Nentor & Dhjetor 2020
    • Newsletter Tetor 2020
    • Newsletter Shtator 2020
    • Newsletter Qershor 2020
    • Newsletter Prill 2020
    • Newsletter Dhjetor 2019
    • Newsletter Korrik & Gusht 2019
    • Newsletter Qershor 2019
    • Newsletter Maj 2019
    • Newsletter Maj 2018
    • Newsletter Prill 2018
    • Newsletter Janar 2019
    • Newsletter Mars 2018.
    • Newsletter Shkurt 2018
    • Newslleter Prill 2017
    • Newsletter Mars 2017
    • Newsletter Shkurt 2017
    • Newsletter Janar 2017
    • Newsletter Nentor 2016
    • Newsletter Tetor 2016
    • Newsletter Tetor 2021
  • Galeri fotosh
  • Kontakt
  • Search
  • Menu

Contact Us   |   Subscribe to our Newsletter

TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT

AIS Newsletter Korrik-Gusht 2024
Keqpërdorimi i Financave Publike në Zgjedhje, tre OJF propozojnë përmirësim ligjor dhe Reformë Zgjedhore
Konsultimi Publik mbi Draft Strategjinë Antikorrupsion. AIS propozon përfshirje të Shoqërive me Zotërim Publik SOC në listën e sektorëve me risk
Pjesëmarrje Qytetare për Buxhetim të Drejtë. 107 aktivist në Veri të Shqipërisë pjesëmarrës në Programin për Rritje Kapacitetesh

Open Data FellowShip Youth Network, punojmë me të rinjtë për rritje kapacitetesh

Keqpërdorimi i Financave Publike në Periudha Zgjedhore me qëllim korruptim i zgjedhësve, përbën fenomen me rrisk për Zgjedhje të Drejta. Tre Organizata të Shoqërisë Civile i janë drejtuar zyrtarisht Parlamentit. AIS promotor e Open Data Albania; Shoqata për Kulturë Demokratike dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ACER i kanë kërkuar Parlamentit të konsiderojë me Prioritet rregullimin e nenit 91 pika 4 dhe 5, Ligji Nr. 10019/2008 Kodi Zgjedhor. Kjo me qëllim për të Garantuar Mospërdorim Abuziv të Fondeve Publike për Interesa Partiake në Zgjedhje. Pagesa nga Thesari i Shtetit përmes granteve individuale në data zgjedhore, rrezikojnë të krijojnë influencë të padrejtë të forcës politike në pushtet. Organizata AIS, me herët gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka denoncuar dhe litiguar .

Konsultimi Publik mbi Draft Strategjinë Antikorrupsion. AIS propozon përfshirje të Shoqërive me Zotërim Publik SOC në listën e sektorëve me risk

AIS morri pjesë në Konsultimin Publik për Draft Strategjinë Kombëtare Anti-korrupsion organizuar nga Ministria e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin. Në takim AIS kërkoi të shtohet një Objektiv Specifik në Strategji, konkretisht: Depolitizimi dhe Përmirësimi i Kontrollit dhe Integritetit të Ndërmarrjeve me Zotërim Publik SOC. Ky propozim është depozituar edhe me Shkresë si pjesë e Konsultimit të Strategjisë nga Shoqëria Civile. Sektori i SOC-ve ka defekte të theksuara në Drejtim Menaxherial dhe Kontroll Financiar. Administratorët e SOC emërohen drejtpërdrejt pa kriter meritokracie nga titullar politik Ministra dhe Kryebashkiak. Organizata AIS prej 2016 ka mirë-strukturuar të dhëna të SOC-ve duke krijuar një databazë me evidenca se si menaxhohen dhe performojnë SOC-et. Kontrolli Financiar i aseteve të Shoqërive nuk po ushtrohet, ndërsa legjislacioni për Privatizimin e Pronave Shtetërore ka mbivendosje dhe rregullime të munguara.

Pjesëmarrje Qytetare për Buxhetim të Drejtë. 107 aktivist në Veri të Shqipërisë pjesëmarrës në Programin për Rritje Kapacitetesh

107 përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias lokale në Rajone të ndryshme të Veriut të Vendit, kërkojnë një Parlament më të vëmendshëm ndaj nevojave për Buxhetim në Bashki të vogla e periferike. Organizata AIS si pjesë e konsorciumit që zbaton programin Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë, ka përmbyllur një cikël trajnimesh me aktivist në Lezhë, Malësi e Madhe, Kamëz, Kukës , Shkodërdhe Peshkopi. Sfida të emigrimit, tkurrjes së popullsisë, infrastrukturës arsimore dhe mbrojtjes sociale ishin aspekte për të cilat qytetarët pretendojnë më shumë dialog me Deputetët dhe Parlamentin. Po njësoj pas publikimit të Rezultateve të Census 2023, shumë qytetarë të Bashkive me tkurrje popullsie, kanë kërkuar rishikim të Formulës që ndan Transfertat e Pakushtëzuara në Buxhetin e Shtetit. Aktivist Civil u trajnuan për rritje kapacitetesh dhe njohuri mbi Instrumente të pjesëmarrjes së qytetarëve në Parlament dhe dialogut për Planifikimin e Drejtë të Buxhetit të Shtetit

Follow Us

Twitter
Facebook
Youtube
E-mail

academical.al |spending.data.al | open.data.al | zalart.al | ais.al | openprocurement.al 

Subscribe to our Newsletter

Albanian Institute of Science

Supported from

Quick Links

Projects
Publications
Events
Gallery
Contact

Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana

© Copyright - Albanian Institute of Science - Enfold Theme by Kriesi
Scroll to top