TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Mars 2016Transparency
Portali Open Data Albania ka publikuar këtë muaj disa analiza hulumtuese mbi Investimet Publike për Frymë 2005 – 2016, duke evidentuar rënie të tyre në vitin aktual. Gjithashtu realizimi i të ardhuravepër vitin e fundit buxhetor është një nga artikujt që bën të mundur monitorimin dhe vlerësimin e performancës institucionale në mbledhjen e të tatimeve dhe taksave në vend. Katalogu Open Coorporate Albania u pasurua këtë muaj me rreth një mijë pasaporta të shoqërive të biznesit të themeluara në Shqipëri gjatë katër muajve të fundit të 2015. Të dhënat evidentojnë prezencë të lartë të shoqërive aksionare apo shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, me ortak apo aksionar shtetas të huaj.
Civil Engagement
Në datën 5 mars, AIS organizoi në Tiranë Open Data Day 2016 Kjo ditë është pjesë e një zinxhir eventesh që organizohen në vende të ndryshme të botës me qëllim angazhimin dhe promovimin për të Dhëna të Hapura. AIS këtë vit fuqizon publikun shqiptar me informacion për Kontrata dhe Prokurime Publike sipas standardit për të dhëna të hapura. Duke bërë open kontrata publike të qeverisjes vendore , Shqipëria renditet në vendet ku shoqëria civile ka kontribuar në procesin e Open Contrating. Një tjetër event promovues për Open Procurement for Local Government ishte edhe një nga woorkshopet e Personal Forum Democracy CEE 2016, ku Shefiko Hajna dhe Eva Meqemeja nga AIS, prezantuan përpara një audience me organizata dhe aktivist evropiane programin OpenLGPAlbania
Accountability
Pesë nga dyzet e nëntë kryebashkiak në vend deklarojnë se kanë siguruar prona të patundshme si rezultat i punës së tyre në emigracion të rregullt apo klandestin. Një analizë e publikuar mbi Pasuri të Patundshme nën Zotërim, Pronësi Individi dhe Regjimi Martesor, Kryebashkiak mandati 2015 – 2019 evidenton burime të aseteve sipas deklarimeve personale. Kryebashkiakët janë subjekte të detyrimit për deklarim periodik në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit e Gjithashtu janë subjekt i vetë deklarimit të Rekordeve Penale dhe Verifikimit të të Dhënave edhe sipas Ligjit Për Dekriminalizimin. Këto të dhëna janë vlerësuar sipas Deklarimit Fillestar të Pasurisë dhe Shtesave në Deklarimin në Vite dhe janë afishuar në rubrikën Para dhe Pushtet Ktë portalit Spending Data Albania .