Albanian Institute of Science
  • Kreu
  • Rreth Ais
    • AIS në 1 vit 2016
    • AIS në 1 vit 2015
    • Partneret
    • Regjistrimi dhe Statuti
    • Rregullore e Brendshme 2019
    • Rregullore e brendshme
    • Njoftime Internship dhe Punesimi
    • Për Dhurime
  • Projekte
    • Projekte në Kërkim Fondesh
    • Projekte në Vazhdim
    • Projekte të Kaluara
    • AIS Promo
  • Publikime
  • Aktivitete
  • Media
    • Njoftime per Shtyp
    • Mbulimi Mediatik
  • Datathon Albania
    • Datathon Albania
    • DiploHack Tirana 2018
  • Our Newsletter
    • Newsletter Tetor-Nëntor 2024
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Maj 2024
    • Newsletter Prill 2024
    • Newsletter Mars 2024
    • Newsletter Janar 2024
    • Newsletter Dhjetor 2023
    • Newsletter Nëntor 2022
    • Newsletter Tetor 2022
    • Newsletter Shtator 2022
    • Newsletter Mars 2022
    • Newsletter Korrik – Gusht 2024
    • Newsletter Janar 2022
    • Newsletter Nëntor 2021
    • Newsletter Shtator 2021
    • Newsletter Korrik Gusht 2021
    • Newsletter Maj 2021
    • Newsletter Shkurt 2021
    • Newsletter Janar 2021
    • Newsletter Nentor & Dhjetor 2020
    • Newsletter Tetor 2020
    • Newsletter Shtator 2020
    • Newsletter Qershor 2020
    • Newsletter Prill 2020
    • Newsletter Dhjetor 2019
    • Newsletter Korrik & Gusht 2019
    • Newsletter Qershor 2019
    • Newsletter Maj 2019
    • Newsletter Maj 2018
    • Newsletter Prill 2018
    • Newsletter Janar 2019
    • Newsletter Mars 2018.
    • Newsletter Shkurt 2018
    • Newslleter Prill 2017
    • Newsletter Mars 2017
    • Newsletter Shkurt 2017
    • Newsletter Janar 2017
    • Newsletter Nentor 2016
    • Newsletter Tetor 2016
    • Newsletter Tetor 2021
  • Galeri fotosh
  • Kontakt
  • Search
  • Menu

Contact Us   |   Subscribe to our Newsletter

TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT

AIS Newsletter Prill 2020
Platformë Open Data Albania për Covid-19, Shqipëria pa testim me kampion të rastit
Parlamenti miraton Koncesione Vendimmarrjet Politike shkelje e Legjislacionit për PPP
Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete pa Pjesëmarrje dhe Transparencë

Platformë Open Data Albania për Covid-19, Shqipëria pa testim me kampion të rastit

Open Data Albania ka krijuar një databazë me të dhëna në kohë reale për përhapjen e Covid-19 në Shqipëri. DataBaza pasqyron të dhëna zyrtare dhe grafik, për numrin e të prekurve, të dyshuarve, testimeve dhe statistika të tjera. Deri tani testimet serologjike që verifikojnë imunitet për shkak të infektimit nga Covid, janë bërë vetëm me staf të Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Këto testime japin një rezultat pozitiviteti 9%. Vendi nuk ka bërë asnjë grup testesh për infektim apo imunizim nga Covid-19 sipas Kampionit Rastësor. Testet aktuale janë sipas hetimit epidemiologjik dhe teste për grup të rrezikuar ekip mjekësor. Po njësoj na mungon edhe një informacion për teste Covid-19 me persona që kanë humbur jetën për shkaqe të zakonshme. Open Data Albania është krijuar në vitin 2011 nga organizata  AIS. Ky portal nxit përdorim të gjerë të informacionit dhe të të dhënave me qëllim ndërgjegjësim dhe reagim për më shumë llogaridhënie dhe mirëqeverisje.

Parlamenti miraton Koncesione Vendimmarrjet Politike shkelje e Legjislacionit për PPP

Deputetët e Kuvendit votuan gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për Shkak të Covid-19, në seancën parlamentare të datës 30 Prill një Ligj për Miratimin e Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës. Kjo vendimmarrje politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin  tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat Nr. 125/2013 konkretisht neni 33 Rregullat për Dhënien e Punëve dhe Shërbimeve shtesë për Koncesionet Partneritetet PP, ku shtesa të objektit koncesionar duhet të bëhen vetëm në disa kushte specifike që lidhen me nevojën për kryerjen e punës apo shërbimit të parashikuar në kontratën ekzistuese. Në asnjë rast nuk lejohet negocim dhe vendimmarrje politike për shtesa dhe zgjerime të objektit koncesionare, jashtë procedurës së prokurimit duke shtuar të drejtat dhe përfitimet e koncesionarit. Mosrespektimi i kërkesave ligjore për Miratimin e Kontratave PPP dhe për më keq me vendimmarrje politike gjatë situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrorë është një papërgjegjshmëri politike e mazhorancës aktuale. AIS përmes Regjistrit Koncesionar monitoron PPP dhe Koncesione.

Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete pa Pjesëmarrje dhe Transparencë

AIS vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyrë antikushtetuese, në paligjshmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Një listë e titujve të kontratave sekrete është publikuar nga Open Procurement Albania databazapër institucionet e shëndetësisë. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave VKM nr 203 datë 26.02.2020 Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësore të Shtetit dhe ndryshimeve që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësor të Shtetit, dhe ndryshimeve të bëra me VKM nr 242 datë 22.03.202 Për disa shtesa në Vendimin nr.203, këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 Kontraktime Sekrete. Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituara krijojnë situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimi për operatorët eficent. Në këtë kohë krize mundësitë për furnizime janë të limituara dhe të karakterizuara nga ndryshime dinamike.

Follow Us

Twitter
Facebook
Youtube
E-mail

academical.al |spending.data.al | open.data.al | zalart.al | ais.al | openprocurement.al 

Subscribe to our Newsletter

Albanian Institute of Science

Supported from

Quick Links

Projects
Publications
Events
Gallery
Contact

Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana

© Copyright - Albanian Institute of Science - Enfold Theme by Kriesi
Scroll to top