TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shtator 2021Biznese Transparence Bashki
Në portalin Open Corporates Albania janë publikuar të dhëna për Biznese që kanë fituar tendera me Qeverisjen Lokale në Vend. Këto biznese janë shpallur fitues dhe kanë fituar statusin e Kontraktorit në një kontratë publike me palë Bashkitë dhe Institucionet e Vartësisë për Bashkitë Për secilin Biznes është krijuar një pasaportë me informacion për Shoqërinë, Objektin e punës, drejtues, zotërues, vit themelimi, çështje ligjore, performancë ekonomike në vite, themelues dhe lista me tendera pranë Bashkive apo Transaksione thesari të punuara. Transparenca për Kontraktor të bashkive bëhet përmes aktiviteteve të projektit mbështetet financiarisht nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
.2500 Kontraktor të bashkive që kanë fituar tendera dhe ankande në dy vitet e fundit
A e dini se janë mbi 2500 Kontraktor të bashkive që kanë fituar tendera dhe ankande në dy vitet e fundit. Për secilën prej kompanive të databazën për OpenCorporates.al janë krijuar pasaporta me të dhëna të hapura ku ka informacion të mirëstrukturaur mbi zotërues, aktivitet, kapital, drejtues, çështje ligjore, performancë ekonomike, seli dhe specifika të Korporatës. Databaza shqiptare me të dhëna për Biznese Kontraktor të bashkive është krijuar sipas standardit OpenCorporates, dhe në finale databaza ka lidhje me databaza të tjera përmes të cilave listohen Pagesa Thesari i Shtetit në favor të Kompanisë dhe Lista me tendera të secilit operator. Të dhënat janë Pushtet . Databaza është aktivitet i projektit që mbështetet financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Renditje 10 Bizneset më të paguara nga Thesari i Shtetit 2020
Open Data Albania po publikon të dhëna për Klientët më të Paguar gjatë vitit 2020 përmes Transaksione Thesari Buxheti i Shtetit. Të dhënat janë përmbledhur në këtë artikull renditës, duke përdorur informacionin nga DataBaza Transaksione ThesariDatabazë që mirëmbahet nga organizata AIS dhe ka të dhëna për çdo pagesë të ekzekutuar nga viti 2012 e vijim. Artikullin e plotë mbi renditjen e 10 bizneseve më të paguara mund ta lexonikëtu