Open Contracting Standard, Qeveria Shqiptare konsultohet për Angazhim
Shqipëria është një vend me mungesë të theksuar transparence sa i takon kontratave publike qofshin këto për dhurime, koncesione, PPP, punë publike apo furnizime dhe qiradhënie. AIS si anëtare e Koalicionit Shqiptar për OGP ka kërkuar nga Qeveria të angazhohet për përdorimin e standardit Open Contracting. Ky propozim është vendosur në planin e konsultimeve për OGP 2016-2018. AIS do të organizoje konsultime me grupet tematike përfaqësues në finalizim të Plan Veprimit gjatë muajit qershor.