Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption

AIS po zbaton projektin me titull: Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption. Projekti mbështetet financiarisht nga Sida – Sweden International Development Cooperation Agency.

Koha e zbatimit Mars 2021 – Shkurt 2024

Dy janë komponentët kryesor të ndërhyrjes përmes këtij projekti: Rritja e transparencës mbi paratë publike dhe Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, përmes edukimit qytetar dhe forcimit të modeleve i verifikimit të fakteve.

Qëllimi i Projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut përmes të Dhënave të hapura. Kjo duke bërë të aksesueshme të dhëna mbi shpenzimet publike, prokurimet, asetet e deklaruara, të dhëna të sektorit të shëndetësisë, kompanive të zotëruara nga shteti dhe të dhëna për sektorë të  tjerë të ekspozuar dhe me risk për korrupsion.

Gjithashtu projekti synon zhvillimin e instrumenteve të vlerësimit të riskut dhe Forcimin e të Rinjve në debatin dhe reagimin publik për mirëqeverisje.

Projekti ka si përfitues aktivist dhe monitorues të institucioneve publike, gazetar investigues, të rinj të aktivizuar në llogaridhënie dhe mirëqeverisje, taksapagues dhe përfitues të shërbimeve publike. Në përgjithësi, aktivitetet e projektit kanë në vëmëndje edhe ofruesit e shërbimeve publike, edhe përfituesit e transparencës, qeverisjes së mirë dhe politikave antikorrupsion.