Open Data FellowShip Youth Network, punojmë me të rinjtë për rritje kapacitetesh
AIS po punon me një ekip rinor për edukim, rritje të kapaciteteve dhe aftësive të tyre në artikulim publik dhe debatin e bazuar në kontrollin e fakteve. Të rinjtë vijnë nga audtiore universitare, institucione të rëndësishme apo nga organizata dhe lëvizje qytetare. Forcimi i tyre kundër Korrupsionit përmes Edukimit Qytetar, dhe përmirësimit të modeleve për Kontroll të Fakteve, është qëllim kryesor i kurikulës me trajnime, asistencë, punë praktike. OpenDataFellowship Youth Network po krijohet në kuadër të Projektit OpenData, Akses dhe Transparencë mbi sektorët me risk për Korruspion mbështetur nga Sida përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.