Programi Money, Government and Politics prezantohet në TransparencyCamp 2015
11-12 Shtator, Washington DC
Për të tretin vit rradhazi organizata jonë është bërë pjesë e eventit TransparencyCamp 2015 një “unconference” për OpenGov e organizuar nga Fondacioni Sunlight. Cdo vit në këtë event mblidhen qindra profesionistë të cilët ndajnë njohuritë dhe risitë teknologjike në funksion të mirëqeverisjes.
Përfaqësuesja e AIS Besjana HYSA foli në këtë aktivitet për një nga projektet tona më të rëndësishme në çështje të transparencës dhe llogaridhënies, Money,Government and Politics. Ajo ndau me të pranishmit rezultatet dhe impaktin publik të këtij programi, datatesete të reja të implementuara, si dhe raste të identifikuara të konfliktit të interesit.