Prokurime Publike të Bashkive – Open LGP

Ky projekt synon të bëje transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tendera dhe kontrata publike të 61 bashkive në vend. Përmes portalit qytetarët informohen dhe monitorojnë mbi procedura prokurimesh për shërbime, punë dhe blerje me para publike. Në filtrat e kërkimit të krijuara në portalin http://openprocurement.al do të jetë çdo shpallje për tender nga Bashkitë. Informacioni përmban emrin e projektit, afatet e tenderit, llojin e procedurës, objektin, fondin e shpalljes dhe informacione të tjera. Në vijim, informacioni përditësohet me numrin e pjesëmarrësve në garë, fituesin sipas ofertës, statusin e projektit, afatin e zbatimit të kontratës dhe pagesat e çdo kontrate sipas thesarit të shtetit.

Rezultate sasiore të projektit Open LGP:

  • Një portal mbi Prokurime të Hapura për Qeveritë Lokale
  • 10 artikuj analizë për tregues mbi prokurime publike tek ODA
  • Një listë e plotë me të gjitha kompanitë private të kontraktuara për punë dhe shërbime publike nga bashkitë, shoqëruar më përshkrimin e objekti të kontratës
  • Të dhëna të agreguara për vlerat e kontratave publike në vitin e parë të punës së 61 bashkive
  • Prezantime të portalit në të paktën katër programe në median lokale
  • 15 mijë vizitor unik në web në vitin e parë të ekzistencës së portalit

Rezultate cilësore të Projektit:

  • Informim dhe transparencë rreth prokurimeve dhe punëve publike të bashkive
  • Instrumente që bëjnë të mundur monitorimin e prokurimeve nga qytetarët
  • Asistencë për gazetarë investigativ për të aksesuar dhe cituar me lehtësi të dhëna të prokurimeve
  • Instrumente të kontrollit të qeverisjes lokale me qëllim për ti bërë ato llogaridhënëse
  • Evidentim dhe transparencë mbi shpërndarjen e parave publike sipas programeve dhe sipas zonave

Përfitues / Audienca

  • Qytetarët
  • Gazetarë dhe përfaqësues të medias
  • Organizata dhe aktor të përfshira në monitorim të qeverisjes dhe performancës së qeverive lokale
  • Përfaqësues së Biznesit të interesuar për informacion rreth prokurimeve publike dh e progresit të shpalljeve të tenderëve
  • Aktor të interesuar në informacion mbi shpërndarjen e fondeve sipas programeve apo bashkive
  • Bashkitë, dhe institucione të tjera të qeverisjes lokale të interesuara në modele të hapjes së të dhënave dhe informacionit publik
  • Grupe të interesuara për implementim të Open & Linked Governmental Data

Projekti Realizohet nga: Albanian Institute of Science

Kohëzgjatja për fazën e parë: Nëntor 2015 – Nëntor 2016

Donator: National Endowment for Democracy