RREGULLORE
Data 2 Dhjetor 2019
Albanian Institute of Science (akronim AIS), organizatë jofitimprurëse, regjistruar sipas Legjislacionit në Republikën e Shqipërisë, themeluar në Datën 28. 03. 2011 me Vendim të Gjykatës së Distriktit të Tiranës Nr. 3048, me Numër Identifikimi NIPT L11529451L me adresë: Asim Vokshi Pallati 13/25 Kati 3, Tiranë Albania, Përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Aranita BRAHAJ.
Organziata respekton Legjislacionin Kombaëtar dhe praktikën e rregullave të mira. Për të siguruar eficensë ekonomike AIS konsideron rregullat si më poshtë. Cdo parashikimi kësaj rregullore që Bie në kundërshtim me Ligjin është i pavlefshëm.
Rregulla mbi Pagesa Paradhënie për Udhëtime Stafi, kosto për transport, akomodim, per diem, siguracion në udhëtim dhe shpenzime të paparashikuara
Për çdo udhëtim për qëllime pune jashtë qytetit apo jashtë shtetit organizata mban dokumentacion dhe data si më poshtë:
- Urdhër Shërbim i Brendshëm
- Data dhe Destinacion i saktë i Udhëtimit
- Aktiviteti apo Arsyeja për Pjesëmarrje
- Emri dhe Pozicioni i Individit që Udhëton
- Preventiv Shpenzimesh
- Përcaktim se cili Buxhet Projekt mbulon shpenzimet e udhëtimit.
Travel advanced aplikohen për udhëtime jashtë qytetit apo vendit për të cilat parashikohet kthim pas orarit zyrtarë të punës. Kostot e Udhëtimit duhet të përligjin Qëllimin dhe Dobishmërinë e tij. Në çdo rast ato përllogariten saktë në një Urdhër të Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv ose Sekretarit të Përgjithshëm. Paradhëniet bëhen përmes llogarisë bankare. Zakonisht shuma e per diem dhe mënyra si llogariten kostot e rimbursueshme të një udhëtime janë të parashikuara dhe miratuara në buxhetin e çdo Projekti (donatori) dhe planifikuar sipas referencës së kostove të donatorit të projektit.
Për çdo rast Staffit në udhëtim i kërkohet të vërtetojë fakte mbi shpenzimin dhe kostot e transportit sikurse janë bileta të tansport publik, fatura të kostos, fatura të karburantit dhe taksave për përdorimin e rrugës.
Perdiem I stafit nuk është pagesë që i nënshtrohet tatimit në burim prej 15%.
Kosto për akomodim mbulohen vetëm në rast se kthimi nga udhëtimi për arsye pune është i pamundur Brenda orarit zyrtar të punës.
Urdhër shërbimi mund të lejojë edhe paradhënie për kosto të paparashikueshme për në çdo rast kjo do të vërtetohet me dokument detajuar dhe vërtetime financiare.
Në përfundim të udhëtimit stafi duhet të dorëzojë edhe një memo mbi ecurinë dhe rezultatet e udhëtimit për qëllime pune.
Në fund pagesa e bërë paradhënie mund të mbahet nga paga nëse nuk janë sjellë dokumenta që justifikojnë shpenzimet.
Oranizata duhet të garantojë udhëtim në kushte normale dhe jo diskriminuese.
Tarifa Per diem ditor dhe limiti për akomodim është e parashikuar në buxhetin e projektit. Në rast të kundër tarifat vendosen duke ju referuar një tabele referencash që aplikohet në projekte analoge të organizatës.
Urdhër shërbimi në çdo rast duhet të nënshkruhet edhe nga Personi Staf që Udhëton.