Shoqëria Civile për Monitorim dhe Zgjedhje të Drejta në Shqipëri
Point Conference: 20-24 of Maj 2015, Bosnje & Herzegovinë
Instituti Shqiptar i Shkencës edhe këtë vit ishte pjesë e një prej konferencave më të rëndësishme në rajon dedikuar llogaridhësnies në politikë dhe Teknologjive të reja, Point Conference. Organizata (Zašto ne) organizon Poin 4.0 Conference, që nga viti 2012 në bashkëpunim me 7 Organizata të Shoqërisë Civile në Europën Juglindore.
Këtë vit një panel i tërë ju kushtua përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në Shqipëri, të përfaqësuar nga Aldo Merkoci (Mjaft), Besjana Hysa Albanian Institute of Science dhe Erald Hoxha Za’Lart Albania.
Paneli i ditës së tretë të konferencës me titulli: Shoqëria Civile për monitorim dhe zgjedhje të drejta në Shqipëri u mbajt nën moderimin e znj. Ivana Cvetković Bajrović (përfaqësuese e NED), e cila shkurtimisht prezantoi pjesëmarrësit me vështirësinë e proçeseve zgjedhore të hasura gjatë 20 viteve në vend
- Sesioni u hap nga Aldo Merkoci, Drejtues i Marrëdhënive me Median në Lëvizjen Mjaft, prezantoi publikun me eksperiencën e shpenzimeve të fushtave dhe monitorimin e partive politike gjatë zgjedhjeve të 2013.
- Besjana Hysa, Projekt menaxhere për Institutin Shqiptar të Shkencës foli në session për një sërë nismash që AIS ka ndërmarrë në kuadër të shpenzimeve elektorale për periudhën 2099-2013, të publikuara në portalin Open Data Albania.
- Erald Hoxha, prezantoi projektin e AIS Za’Lart Albania që konsiton në përdorimin e një platforme mbi zgjedhjet në 2013, platforma do të ketë një vazhdimësi dhe në zgjedhjet e lokale 2015, ku u mundësohet qytetarëve të raportojnë raste të manipulimit të votës, abuzime të administratës me përdorimin fëmijeve në fushata elektorale, si dhe ecuri difektoze të proçesit zgjedhor.
Sesioni u pasua me diskutime nga të pranishmit lidhur me aspekte të shqetësuese të proçesit dhe monitorimit për zgjedhje të drejta në Shqipëri.
Prezantimi si vijon:
Civil Society Monitoring the Elections in Albania , keeping Free and Fair
Money Governements and Politics
Foto nga konferenca: