Thirrje për shprehjen e interesit për angazhimin e katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë.
Nr. i referencës së publikimit: CNP02
Në kuadër të projektit ndërkufitar “Edukim i Hapur për Punësueshmërinë e të Rinjëve” të financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Open Data Kosovo në partneritet me organizatën tonë Institutin Shqiptar të Shkencave, kemi hapur një pozicion të ri pune, me qëllim të punësimit të katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknik për shkollat dhe universitetet partnere në këtë projekt, të cilët do udhëzojnë studentët dhe mbështetesin ata për leksionet online në platformën “Kursori” – platformë e hapur e edukimit në gjuhën shqipe në fushën e TIK-ut.
Data e
publikimit: 30 Janar 2019
Data e mbylljes: 14 Shkurt 2019
Autoriteti kontraktues
Open Data Kosovo
Rr. Ganimete Terbeshi 26A, Aktash I, Prishtina, Kosova*
Për më shumë informata rreth procedurës së
aplikimit, ju lutem klikoni në linkun më poshtë:
http://opendatakosovo.org/jobs/2019/01/30/technical-leads/