TITULLI I PROJEKTIT: “C1-EU-NPA – PËRMIRËSIMI I DEBATIT MBI POLITIKAT DHE LLOGARIDHËNIEN PËR TË PËRMBUSHUR TË DREJTAT BAZIKE, PËRMES KRIJIMIT TË PLATFORMËS SË NEGOCIATAVE TË GRUPIT NJË BE – SHQIPËRI”
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me kapitujt e Grupit Një (bazat fillestare) përmes përmirësimit të debatit të politikave dhe forcimit të përgjegjësisë dhe rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile në proces.
Kohëzgjatja e projektit: 1 Qershor 2021-31 Dhjetor 2023.
Projekt që zbatohet nga katër Organizata Shqiptare CSDG, ISP. AIS dhe KSHH
Mbështetur nga: Ambasada Hollandeze në Shqipëri
Objektivat specifikë të projektit janë:
1) Mbështetja e institucioneve publike të përfshira në kapitujt e “Grupit Një” të negocimeve me BE -në përmes ofrimit të ekspertizës dhe advokimit të politikave nëpërmjet të cilave mund të arrihen më lehtë rezultatet e synuara.
2) Forcimi i llogaridhënies dhe reagimit të institucioneve publike të përfshira në procesin e negociatave të BE -së për të përmirësuar ritmin e përgjithshëm të negociatave.
3) Forcimi i njohurive dhe përfshirjes së komunitetit profesional, aktorëve përkatës dhe publikut mbi proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat e kapitujve të “Grupit Një” të negocimit të BE -së.
4) Forcimi i rolit të përgjithshëm dhe vizibilitetit të Organizatave të Shoqërisë Civile Shqiptare në procesin e negociatave me BE -në.
Rezultatet:
Gjatë zbatimit të këtij projekti, synohen të përmbushen rezultatet e mëposhtme:
1) KShH do të prodhojë 7 nga 28 publikime (dokumente politikash, permbledhje politikash, dokumente diskutimi etj.) që do të mbulojnë temat përkatëse që lidhen me procesin e negociatave të përfshira në kapitujt e Grupit Një dhe zhvillimet në agjendën e integrimit në BE të vendit;
2) 6 takime të përbashkëta midis C1-EU-NPA dhe institucioneve qeveritare të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë këtu edhe Parlamentin do të ndërmerren nga ana e partnerëve të përfshirë në nismë;
3) 6 tryeza diskutimi publik do të realizohen me qëllim diskutimin mbi tema të rëndësishme për procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një që do të identifikohen përmes hulumtimit, koordinimit dhe rrjetëzimit;
4) 10 konferenca shtypi për të komunikuar me mediat do të ndërmerren për çështjet që lidhen me procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një;
5) 3 konferenca (1 çdo vit) me pjesëmarrjen e aktorëve përkatës do të realizohen;
6) 1 web i personalizuar për nismën do të krijohet dhe do të lancohet me qëllim ndarjen me publikun të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit;
7) Shpërndarja e rregullt përmes kanaleve elektronike të komunikimit të informacionit mbi aktivitetet dhe rezultatet e projektit ose/dhe çështje shqetësuese.
[1] Kapitujt që janë pjesë e Grupit Një përfshijnë: Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria; Kriteret ekonomike; Funksionimi i institucioneve demokratike; Reforma e administratës publike; Kapitullin 5 – Prokurimi publik; Kapitullin 18 – Statistikat; Kapitulli 32 – Kontrolli financiar.