E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral dhe Media
Trajnim me gazetarë: E Drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore
AIS si promotor i Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civile-media, organizoi në datën 9 maj 2015 në Tiranë, trajnimin me titull: E Drejta e Informimit mbi Financimin Elektoral. Trajnimi ishte pjesë e projektit Money, Governments and Politics. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor, si një e drejtë e përcaktuar në Kushtetutë. Trajnimi kishte si synim aftësimin e përfaqësuesve të medias dhe rritjen e kulturës juridike mbi financimin e partive. Gjatë aktivitetit u diskutuan problematika të hasura nga ekspertë ligjor, analist, gazetarë të spikatur politik dhe investigativ në çështje të finacimit të partive politike dhe kandidateve, ligjin elektoral, si dhe shpenzimeve elektorale.
Programi si vijon:
▪ 09:30 – 10:00 Mirëseardhje & Regjistrim i Pjesëmarrësve. Besjana HYSA koordinatore e programit dhe Aurora SULCE Moderator.
▪ 10:00 – 11.00 Viktor GUMI, Ekspert Ligjor. Tema: Financimi i Partive Politike dhe Kandidatëve, Vështrim i Përgjithshëm.
Pyetje dhe Komente mbi Parashikime Ligjore dhe Çështje të Përgjithshme të Financimit të Subjekteve.
▪ 11:00 – 11:20 Olta BEGU, Analiste pranë Open Data Albania. Tema: Të dhëna të hapura për Financime Elektorale. Ilustrime nga Electoral Spening Albania.
▪ 11:20 – 12:00 Pyetje dhe Diksutim: E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Elektorale. Ligji dhe Praktika.
▪ 12:00 – 12: 20 Aranita BRAHAJ – Transparencë përmes të Dhënave. RISI 2015 përmes programit MG&Politics.
▪ 12:20 – 12:40 Konkluzione. Aurora Sulce – Roli i Gazetarisë në nxitje të Transparencës Olta Begu -Institucione me kompetenca për kontroll dhe auditim.
Të dhëna mbi të Rregjistruarit
- Raporti meshkuj me femra është 8 meshkuj 22 femra, 24 Organe mediatike.
- 83% e pjesmarrësve janë gazetarë me vjetërsi pune mbi shtatë vite.
- 15 pjesëmarrës punojnë në televizione, 1 në radio, 10 në gazetë, 3 në axhensi lajmesh dhe 1 në zyrë shtypi.
- 5 gazetar janë përfaqësues nga Televizione Kombëtare
- regjistruar për pjesëmarrje përfaqësues Radio; TV dhe Axhenci Informacioni Publike.
- regjistruar si pjesëmarrës gazetarë të organeve mediatike të dy partive kryesore në vend konkretisht Rilindja Demokratike dhe Zëri i Popullit.
Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte gjithashtu pjesëmarrëse në trajnim në cilësinë e Gazetarit.
Modulet e trajnimit:
TË DHËNA TË HAPURA PËR FINANCIME ZGJEDHORE OPEN DATA ALBANIA
Gazetarë Pjesëmarrës
EMRI | MBIEMRI | MEDIA |
Adriatik | DOCI | Gazeta SOT |
Albana | QIRJAKO | RTV SCAN |
Alma | DEMIRAJ | Top-Channel |
Almarina | GEGVATAJ | ATSH |
Anila | HOXHAJ | Top Channel |
Anisa | XHANI | Gazeta “Tema” |
Aristir | LUMEZI | Gazeta PANORAMA |
Arlinda | GJONAJ | ATSH |
Aurora | SULCE | Tv “Ora News” |
Aurora | MURA | Zëri i Popullit |
Bledar | HOTI | Gazeta SHQIP |
Bledian | KOKA | News 24 |
Brahim | SHIMA | News 24 |
Darina | TANUSHI | Gazeta Shqiptare |
Dashamir | BICAKU | A1 Report |
Drilona | HOXHAJ | KQZ |
Drita | COKAJ | RD |
Elda | PEPA | TVSH |
Entela | DURAJ | KosovaPress |
Erald | HOXHA | ShqipëriaCom |
Erion | TODHE | Tv Klan |
Eriselda | Martini | Albanian Screen TV |
FATION | BINJAKU | Gazeta Panorama |
Fejzi | BRAUSHI | MAPO |
Keti | BANUSHI | Vizionplus |
Luis | TANUSHI | Dita |
Luljeta | PROGNI | Illyria |
Merita | HAKLAJ | ABC News |
Rrapo | MEHMETAJ | — |
Suela | TOPI | Gazeta “Shekulli” |
Violeta | SHQALSI | SCAN TV |