AIS i propozon Qeverisë krijimin e Regjistrit Elektronik për Magjistratët, AKSHI ngre grup pune për zbatim.
Një Regjistër Magjistratësh, me të dhëna, dokumenta dhe informacion për Gjyqtaret dhe Prokuroret Shqiptar është kërkesë e Ligjit që në vitin 2016, vit i miratimit të Paketës Ligjore për Reformën e Drejtësisë. Ky regjistër bën të mundur arkivimin me kujdes të të gjithë dokumentave dhe informacioneve që lidhen me integritetit, performancën dhe figurën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. AIS ka konstatuar që dy institucionet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për krijim të regjistrit në format elektronik. Për këtë Arsye i është kërkuar zyrtarisht qeverisë të angazhohet për këtë databazë, me rëndësi për besimin publik dhe integritetin e Sistemit të Drejtësisë së Reformuar. Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka ngritur një grup pune dhe pritet të startojë procesin. Ndërhyrja lidhet me katër etapa: Plotësim Akte Nën Ligjore; Infrastrukturë Software; infrastrukturë Hardware dhe kapacitete staf implementues. AIS ka krijuar web-databazën Akses Info Drejtësi si një model pilot për tu konsideruar nga Institucionet.
Hapa Kronologjik:
- Përgjigje nga AKSHI, ngritja e grupit te punës.
- Regjistri i Magjistratëve Propozim nga Shoqëria Civile Plan Veprimi OGP, komponenti Drejtësi dhe Digjitalizim
- Akses Info Drejtësi– Raport Vlerësimi për L egjislacionin dhe Praktikën për Aksesin në Dokumentet Zyrtare të Institucioneve të Reja të Drejtësisë KLGJ-së dhe KLP-së
- Akses Info Drejtësi një Regjistër Publik për Magjistratët, krijuar nga një Organizatë Jo Qeveritare