Regjistri i Magjistratëve Propozim nga Shoqëria Civile Plan Veprimi OGP, komponenti Drejtësi dhe Digjitalizim
Regjistri i Magjistratëve një detyrim ligjor ende i paplotësuar, shoqëria civile propozon të bëhet angazhim i Qeverisë në plan veprimin 2021 – 2022.
Organizata AIS tërheq vëmendjen për vonesa institucionale në krijimin e Regjistrit të Magjistratëve Prokuror dhe Gjyqtar. Ky regjistër përbën një detyrim ligjor e njëkohësisht një standard të Reformës në Drejtësi. AIS i ka propozuar Komitetit Teknik Qeveritar që po harton Plan Veprimit për Partneritetit e Qeverisjes së Hapur (OGP) për 2021 – 2022 të angazhohet dhe të bëjë pjesë të planit realizimin e Regjistrit. Përfitues të këtij regjistri janë drejtpërdrejtë dy institucione të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Qeveritë kanë detyrim të hartojnë Plan Veprimet për OGP Partneriteti për Qeverisje të Hapur në bashkëpunim me shoqërinë civile. Më poshtë i plotë teksti i Kërkesës për propozimin.
Propozimin e plotë e gjeni KETU.