Para dhe Pushtet, cilat janë interesat ekonomike të krerëve të prokurorive në rrethe
Të dhëna të vetëdeklaruara mbi pasurinë dhe të ardhurat vjetore për 22 drejtues të prokurorive në rrethe janë analizuar me qëllim evidentimin e interesave dhe lidhjeve ekonomike të tyre. Vetëdeklarimet e Prokurorëve mbi pasurinë janë zbardhur në rubrikë Para dhe Pushtet ndërsa analiza është publikuar si një artikull i veçantë në faqen e Open Data Albania. Më parë analiza të tilla janë realizuar për Gjyqtarë të Lartë, Deputet dhe Kryebashkiak . Vlerësimi i të ardhurave, raporti i tyre kundrejt të ardhurave nga paga, listimi i lidhjeve të interesit ekonomik për përfaqësues të lartë të drejtësisë është proces i rëndësishëm për transparencë dhe aktual në vigjilje të Vettingut në Drejtësi. Money, Government and Politics is realziohet nga AIS si projekt në kuadër të programit MATRA for Rule of Law të Ambasada e Holandës në Shqipëri