7 janar 2020, Top Story Media Program: 1 në 3 tendera pa garë të ndershme, Të dhëna të hapura nxisin gazetarinë investigative dhe denoncojnë korrupsionin me para të taksapaguesve shqiptar

Në datën7 janar emisioni investigative TopStory denoncoi forma të mashtrimit përmes tenderimeve prokurimeve publike në vend. Gazetarja Entela Barjamaj dhe ekipi i Tv Kombëtar Top Channel, sollën në Top Story fakte tronditëse si mbajtja e një në çdo tre tendera pa garë të ndershme.  300 milion euro, para të taksapaguesve rezultojnë çdo vit të humbura, abuzuara dhe vjedhura përmes tenderimeve me element klientelist.

Organizata AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri kontribuoi në këtë investigim të guximshëm televiziv, përmes të dhënave të çliruara nga tre databaza të rëndësishme me të dhëna të hapura. Konkretisht:

Veç të dhënave të hapura të mara nga databazat tona, me argumente të qarta dhe denoncuese kontribuoi në këtë Program edhe artikulimi i drejtoreshës së AIS Aranita Brahaj mbi defekte të procedurës së tenderimeve.

Korrupsioni është një nga çështjet më problematike për vendin. Institucionet e drejtësisë apo mekanizmat antikorrupsion në vend janë të dobëta deri jo ekzistente. Kundrejt kësaj media dhe organizatat watch dog vijojnë të denoncojnë fakte dhe kontribuojnë kundër abuzimeve me para publike. Prej katër vitesh AIS zbardh të dhëna dhe vlerëson riskun për parregullsi në tenderim njohur si RedFlag Prokurime duke zbardhur informacion dhe defekte të garës për çdo tender të mbajtur nga Bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Shqiptar i Rrugëve, Sektori Shëndetësi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Shoqëritë me Zotërim Publik.

Programi Top Story dhe Promo janë të vendosura në kanalin You Tube