Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance
Projekti “Qeverisja e Hapur e Kundër Korrupsionit – Qeverisja e Hapur për Qeverisje të Mirë “synon zbatimin e një aktiviteti për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sigurimit të informacionit, kontrollit dhe monitorimit të shpenzimeve të qeverisë vendore dhe buxheteve. Gjithashtu të rrisë kapacitetin e gazetarëve, këshilltarëve të bashkive dhe zyrtarëve në përdorimin e instrumenteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK për transparencë dhe llogaridhënie. Projekti do të zbatohet në tri bashki të rajonit të Elbasanit, Cërrik, Belsh Përrenjas. Disponueshmëria e instrumenteve të informacionit dhe rritja e kapaciteteve të aktorëve kryesorë kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe i bën institucionet më të përgjegjshme.
Vizualizimet dhe të dhënat e lidhura me shpenzimet dhe buxhetet e secilës prej tri bashkive po krijohen dhe do të bëhen të arritshme përmes aplikimeve në Projektin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit. Kështu, synimi është që të krijojë një aplikacion të quajtur “Si i shpenzon Bashkia paratë e mia?”, të integrohet njëkohësisht kategori burimesh të të dhënave për shpenzimet për punët publike; shpenzimet për shërbimet publike; shpenzimet për stafin e komunës; klientët e kontraktuar nga komuna; të ardhura nga shfrytëzimi i territoreve të Bashkisë. Të dhënat përfshijnë detaje si koha, përshkrimet, përfituesit dhe përshkrimet e shpenzimeve sipas Parimeve të Hapura të të Dhënave
Projekti “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.