TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Janar 2021Buxheti për Shëndetësinë 2020: Rritje e Pakët, Mosrealizim Investimesh, Mungesë vëmendje për Shërbimin e Kujdesit Parësor
Buxheti Shëndetësinë 2020 vit i Pandemisë shënoi 39.62 Miliard Lekë ose 320.85 Milion Euro. Kjo vlerë finale u shënua pas 4 herë ndryshime të Buxhetit të Shtetit. Në total Buxheti për Shpenzime 2020 u rrit me 30.16 Miliard Lek, por 4 programet e shëndetësisë morën shtesë vetëm 2.1 Miliard Lekë. Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës. Rritje gjatë vitit pati Shërbimi i Kujdesit Dytësor pra Spitalet rajonale dhe Qendra Universitare. Ulje Buxheti u shënua gjatë vitit 2020 për Shërbimi i Kujdesit Parësor (qendrat). Shpenzimet kapitale investime dhe asete (godina e pajisje), nuk u realizuan me -15.75%. Të dhënat janë pjesë hulumtimit të Open Data Albania : Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19
.Tendera Korruptiv dhe Përgjimet e Antimafias Italiane, OpenProcurement ka denoncuar më herët 80 tendera me Risk për Korrupsion
Media në vend përdor vazhdimisht të dhënat e databazave tona për raportime mbi çështje të korrupsionit dhe parregullsive. Në disa prej tyre bëhet një lidhje mes në vend përdor vazhdimisht të dhënat e përgjimeve të bëra nga Antimafia Italiane ne 2017 (publikuar në Janar 2021), dhe tenderëve të vlerësuar me risk për parregullsi dhe korrupsion në databazën tonë për Prokurime Transparente. Në përgjimet të subjekteve të hetimit nga Antimafia Italiane, Individ të hetuar për lidhje të Organizatën Mafioze Ndragheta flasin për tendera të paravendosur dhe persona me influencë të dyshimtë pranë autoriteteve të Tiranës Zyrtare. Disa gazetar bënë lidhje logjike mes përgjimeve mbi “personazhe me influencë” apo “tender klientelist” dhe Listës të shënuar me risk për korrupsion algoritmi RedFlag në databazën tonë për Prokurime Publike. RedFlag Index tender është një instrument për denoncimin e korrupsionit.
Publikimet Shkencore me autor Magjistrat në Minierën e të Dhënave Akses Info Drejtësi
Publikime të Doktrinës Juridike e Kërkimit Shkencor me autor Gjyqtar apo Prokuror, janë dokuementat më të klikuara në minierën e të dhënave Regjistri i Magjistratëve, Akses Info Drejtësi . Evidencë për klikime në muajin Janar, reflektohet Google Analytics dhe Google Search Console. Gjyqtarët dhe Prokurorët më të klikuar janë për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën e së Drejtës në fusha si Konstitucionalizmi, Pronësia, E Drejta e Kontratave etj. Databaza është një minierë me të dhëna dhe dokumenta për Individ në Sistemin e Drejtësisë si CV; Vendime; Vlerësime; Kontrolle; Deklarimeve; Masa Disiplinore; Deklarime Pasurore edhe Publikime Shkencore të Magjistratëve. Niveli akademik dhe kontributi shkencorë janë kritere të Promovimit të Magjistratëve në Sektorin Drejtësi.