AIS kundër Projekt Ligjit për kriminalizim të Shpifjes
Edhe organizata AIS, promotor i Open Data Albania / Të dhëna Transparente për Shqipërinë i bashkohet thirrjes së BIRN Albania për të mos miratuar Projekt Ligjin që kriminalizon shpifjen. Ky projektligj parashikon dënim me burg, dhe i jep drite jeshile arrestimit të gazetarit. Për ta çuar një gazetar në pranga, tani do të mjaftoj pretendimi i qeveritarit se kritikat dhe analizat për punë negative apo korruptive janë shpifje. Deri sa të vërtetojë Gjykata (jonë problematike), sa gazetar do ta kenë provuar edhe pa të drejtë qelinë?
AIS i bashkohet thirrjes se BIRN Albania http://www.reporter.al/kriminalizimi-i-shpifjes-ndaj-zyrtareve-te-larte-kercenim-per-demokracine/
I bëhet thirrje Qeverise të tërheqë projektligjin qe kriminalizon “shpifjen ndaj funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhur” http://www.parlament.al/web/pub/pligj_shtese_7895_kodi_penal_24268_1.pdf
AIS inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mos e votojë projektligjin, dhe i bën thirrje çdo aktori civil ti bashkohet këtij qëndrimi.