AIS merr pjesë në Workshopin Share PSI 2.0 mbi maksimizimin e ripërdorimit të të dhënave të Hapura
Instituti Shqiptar i Shkencave po përfaqësohet nga Besjana Hysa në Workshopin Share-PSI 2.0 i cili mbahet në Berlin në datat 25- 26 nëntor. Workshopi synon që të shprehë në mënyrë të qartë idetë, konceptet dhe zgjidhjet të cilat direkt ose indirekt ndikojnë në ri-përdorimin e të dhënave të hapura dhe PSI. Me qëllim identifikimin e praktikave më të mira me fokus në fushën e informacionit të sektorit publik, trashëgiminë kulturore, të dhëna tregtare, gjithashtu dhe ato shkencore të cilat janë shumë të rëndësishme.