Ftesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”

Hackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.

Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.

Si të përgatiteni?

Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.

  • Të prezantojë me një aplikacion jetën në qytetin e tij dhe nëpërmjet disa prezantimeve të krijohet qartësi mbi jetën dhe problematikat në një Qytet Tjetër.
  • Të dhënat ku mund të fokusohesh duhet të jen mbi mënyrën e të jetuarit si: shërbimet, shëndetsia apo arsimi.
  • Infrastruktura duke përfshirë sa metra rruge të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj.
  • Ekonomia, punësimi, ndërmarrjet dhe sektorët ekonomik.
  • Demografia, ku lindin apo vdesin më shumë njerëz.
  • Zhvillimi teknologjik dhe aksesimi i shërbimit internet ne qytete të ndryshme etj.

Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!

Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook  të Albanian Institute of Science.

Ju faleminderit!