Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale

Si kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike?

Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.

Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e të dhënave të shpenzimeve buxhetore dhe transaksioneve në sektorë të ndryshëm publikë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me aktorë të ndyshëm mbi impaktin që ka open data në këtë proces.

AIS e angazhuar në hapjen e të dhënave të buxheteve nëpërmjet platformave Open Data Albania dhe Open Spending, prezantoi në këtë aktivitet modele të cilat jo vetëm kanë shërbyer në transparencën e shpenzimeve të buxhetit dhe transaksioneve të thesarit, por gjithashtu përmes përdorimit të linked data kanë ndihmuar në identifikimin e konfliktit të interesit, rasteve të korrupsionit dhe angazhimin qytetar në proceset e vendimarrjes.

Pjesë e këtij procesi intensiv ishin organizata të shoqërisë civile si: Play-Fair, Hasdana, K-Monitor, UNDP, gazetarë dhe politikëbërës, të cilët u angazhuan në krijimin e partneriteteve, përftimin e modeleve më të mira për transparencë buxhetore, si dhe formësimin e aksioneve konkrete mbi demokratizimin e politikave fiskale në Europë.

Untitled 12325358_10153157338577051_101162729_n 12305765_10153157339627051_1189821791_n