AIS shpreh Shqetësim: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me akses të kufizuar në Dokumenta dhe Informacion për Periudha Zgjedhore të mëparshme

Prej Javësh (shkurt 2023) Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka humbur lidhjen me databazën e saj përpara vitit 2020. Në këtë databazë janë të vendosur Dokumenta, Akte, Raporte, Procesverbale dhe Vendime që përbëjnë bazën e aktivitetit të Institucionit dhe zhvillimeve të fushatave zgjedhore. Po njësoj ndërsa vendi është në periudhë zgjedhore për Zgjedhjet për Pushtetin Vendor, fushata paraprijëse ajo e vitit 2019 karakterizohet nga një mungesë totale aktesh dhe informacioni në web faqe.

Dokumenta si vijon, dokumente për të cilat aksesi publik është edhe detyrim ligjor, nuk janë më të aksesueshme në web faqen e Institucionit dhe nuk mund të përdoren nga palë të interesuara. Konkretisht mungojnë nga fushata para 2020 të gjitha:

  • Raporte Auditimi dhe Raporte Financiare të Subjekteve Elektorale dhe Partive Politike.
  • Rezultate të Pjesëmarrjes Zgjedhore sipas Zonave
  • Formularë të Dekriminalizimit të Individëve Konkurrent në Fushatë 2019
  • Vendimmarrje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
  • Ankimime dhe Procesverbale të  Seancave Institucionale
  • Etj, Akte dhe Dokumenta


Ndërsa institucioni është shprehur në iniciativa të aplikimit të teknologjisë së informacionit, digjitalizimit dhe raportimeve online gjatë 2023, duket se hostimi dhe ndërlidhja e faqes me databazën e mëhershme është një sfidë që vë në pikëpyetje kapacitetet ose vullnetin institucional.

AIS si një organizatë promotore e aksesit, transparencës dhe informacionit, artikulon se Të dhënat janë Pushtet, dhe duhet të jenë në dispozicion të të gjitha palëve.

AIS ka bërë edhe ankim mbi këtë mungesë aksesi, në rubrikën Denoncime të vetë Institucionit KQZ për këtë fakt, dhe konsideron tepër shqetësues tkurrjen e aksesin në informacion mbi fushata dhe zhvillime zgjedhore të mëparshme.


Aksesi i cunguar, transparenca e munguar, papërgjegjshmëria në menaxhimin e dokumentave zyrtare është një aspekt me shumë risk mbi mënyrën se si  mund të përdoret njëanshëm aksesi në informacion.