AIS: Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat)
AIS / Open Data Albania tërheq vëmendjen dhe ngre Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat).
AIS / Open Data Albania konstaton Shkelje të rëndë Ligjore nga Ministria e Financave të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Konkretisht Ministria nuk po Publikon Raportin e MesVitit për Zbatimin e Buxhetit 2021 Raport ku dalin të dhëna të temave të “Nxehta” si Borxhe, Detyrime Arbitrazhi, Kosto Publike për Koncesione dhe Mosrealizime e Tejkalime.
Ekipi që punon për Open Data Albania konstaton që kjo është hera e parë që në Kuvend vjen një Ligj për Buxhetin bashkë me PBA Planin Buxhetor Afatmesëm, por nuk ka bashkëlidhur Raport Shtetëror Për Buxhetin e vitit që po Përfundon.
- Ministria e Financave ende nuk ka publikuar Raportin e Mes-Vitit të Zbatimit të Buxhetit 2021, pavarësisht se sipas Ligjit Organik të Buxhetit është detyrim ligjor i kësaj të fundit për ta publikuar.
- Ky raport hartohet në përputhje me ligjin LIGJIN NR. 9936 DATË 26.6.2008 “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” , ku në nenin 46 “Rishikimi i zbatimit të Buxhetit” përcaktohet se:
Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave programin buxhetor afatmesëm dhe një raport për zbatimin e buxhetit të vitit në vazhdim, i cili publikohet. Ky raport përmban:
- një vlerësim të përgjithshëm të situatës ekonomike të vendit, të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë për periudhën 5-mujore të vitit korrent;
- b) një vlerësim të pritshëm të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë deri në fund të vitit korrent;
- c) masat që parashikohen të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim që treguesit të realizohen sipas parashikimeve;
- ç) propozimin e Ministrit të Financave për rishikimin apo jo të buxhetit.
Deri në vitin 2020, është publikuar rregullisht ky raport, por për vitin 2021 nuk ka ende publikim në faqen zyrtare të MFE-së.
Këtë Vit:
- Ose Ministria është në kushte Papërgjegjshmërie dhe Paaftësie për ta Përmbyllur.
- Ose Raporti është përmbyllur ose Shteti po vë Censurë me mos publikim dhe mungesë transparence.
Ky Dokument duhej të publikohej bashkë me Planin Afatmesëm Buxhetor në faqen e vetë Ministrisë dhe në Faqen e Kuvendit, si pjesë e paketës së dokumenteve që Shoqërojnë Ligjin e Buxhetit.
AIS / Open Data Albania thekson se ky vit buxhetor 2021, karakterizohet nga defekte të konsolidimit buxhetor që lidhen me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore, mosrealizim të planit të investimit për Fondi i Rindërtimit, dhe në finale Kosto të Rënda për Dëme Ekonomike Faturave të Arbitrazhit dhe të tjera Gjyqësore ku shteti shqiptar është palë Humbëse.
Ditë më parë Debati Publik në Kuvend mes kryetarit të Mazhorancës dhe Kryetarit të Opozitës mbi të dhëna të këtij Raporti u shoqërua me metafora dhe ofeza mbi burimin e të dhënave të artikuluaka.