Debat dhe Dokument Politikash, Tema: Kontrolli Financiar i Korporatave me Zotërim Publik (Standarde Kapitull 32 Integrim EU)
Organizata AIS promotore e Open Data Albania organizoi më 31 Maj, Debatin dhe Prezantimin e Dokumentit të Politikave, me temë Kontrolli Financiar i Shoqërive me Zotërim Publik ( SOC – State Owned Corporates). Kontrolli Financiar si kapitulli 32 pjesë e Cluster 1, ne procesin e Përmbushjes së kushteve dhe standardeve për Integrim.
Ndërmarrjet apo Shoqëritë me Zotërim Publik janë një sektor me risk sa i përket menaxhimit dhe kontrollit të financave dhe aseteve. Procesi i Integrimit synon përpjekje dhe modele të cilat në sektorin e SOC janë larg menaxhimit me meritokraci, performancës efektive, menaxhimit të mirë financiar dhe auditimit me disa nivele.
Dokumentit te Politikave, hartuar nga AIS, u prezantua nga eksperte Profesore.Dr. Lindita Milo (Lati). Dokumenti analizon situatën në vend dhe parashtron gjetje dhe rekomandime mbi ecurinë. Ky dokument është formuluar si pjesë e projektit C1-EU-NPA që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.
Dokumenti i plotë në gjuhën shqipe dhe angleze.
Tre ekspert panelist artikuluan dhe theksuan aspekte të sektorit, problematikave dhe nevojës për standarde dhe politika më të mira në menaxhim dhe auditim. Konkretisht: Prof. Asocc. Dr. Ira GJIKA referoi Mbi Gjetjet dhe Rekomandimet Aspekte të Menaxhimit dhe Auditimit të Ndërmarrjeve
CFA. Irena BEQIRAJ Ish Zëvendësministre e Financave, artikuloi mbi raste tipike të keq menaxhimit të SOC, defekte që vijnë edhe nga ndikimi partiak dhe mungesa e meritokracisë në nivel menaxhimi .
Prof. Asocc. Dr. Mateo SPAHO artikuloi Mbi modelet dhe standardet EU te Kontrollit Financiar mbi Shoqëritë me Zotërim Publik duke theksuar edhe një situatë aspak pozitive të kontekstit shqiptar me nevojën për reformim, pavarësi dhe menaxhim me administratorë me nivel dhe integritet.’
Në këtë event u prezantua edhe DataSeti me pasaporta dinamike për Korporatat me Zotërim Publik, dataset i korporuar në web databazën Open Corporates Albania. Drejtore e AIS / Open Data Albania zonja Aranita BRAHAJ shpjegoi rëndësinë që ka informacioni dhe transparenca mbi menaxhimin, performancën, çështjet ligjore dhe përdorimin e aseteve të Kompanive të rëndësishme publike. Me qëllimin për ti bërë sa më Transparente këto shoqëri AIS ka aplikuar modelin i Regjistrit të Hapur të Biznesit Open Corporates Albania. Në këtë databazë informacioni vjen për secilën Kompani në variant të mire strukturuar dhe me aplikim të standardit OpenData dhe LinkData. Databaza për Shoqëritë me Zotërim Publik, është rezultat i zbatimit të projektit me titull Open Data Access and Transaprency over sector exposed to Risk of Corruption, Projekt i mbështetur nga Sida Sweden International Development Cooperation Agensy (Mars 2021 – Shkurt 2024). Qëllimi i vetë projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut ërmes të Dhënave të Hapura.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Institucione të Angazhuara në çështje të Kontrollit Financiar dhe Audimit të Sektorit Shoqëri me Zotërim Publik, si:
- Ministria e Financave
- Kontrolli i Lartë i Shtetit
- Përfaqësues nga Ambasada te vendeve Evropiane,
- Përfaqësues Delegacioni i EU në Tirane,
- Akademik nga Universitetet
- Organizata ThinkTank;
- përfaqësues te medias
- dhe anëtarë të OpenData Fellowship Youth Network 7
Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e Shprehura në këtë dokument dhe në eventin e organizuar përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS, dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të projektit