AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA. AIS do të punojë për propozime dhe lobim në përmirësim të neneve që rregullojnë çështje të financimit dhe auditimit financiar në Fushatë. Organizata jonë ka dy aksione të mëhershme për Zgjedhje të Drejta. Projekti ynë Za’Lart (Ngri Zërin) ka konkretizuar në dy procese zgjedhore (2013 dhe 2015) një platformë për monitorim dhe raportim qytetar. Po kështu AIS është iniciuese e një procesi gjyqësor ku partitë politike janë paditur pasi kanë shkelur të drejtën e publikut për informim mbi burimet financiare zgjedhore.

AIS-Dhoma Zgjedhore Per Reformen Elektorale- FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE FUSHATAVE ZGJEDHORE Policy Paper

Pjesemarrje e AIS ne takimin e OSCE/ODHIR Varshave ceshjte te Financimit Elektotal

Financimi Zgjedhor- Ligji nuk siguron proces te rregult- TI prezanton vlersim per Shqiperine