Dita e Europës në Tiranë, prezantohet kursori.org platforma për aftësimin e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë
Në kuadër të Ditës së Europës 9 Maji, në Tiranë u prezantua platforma kursori.org. Ky instrument në gjuhën shqipe është krijuar në kuadër të projektit të zbatuar nga ODK dhe AIS : Edukimi i Hapur TIK për punësim të të Rinjve. Projekti ofron kurse falas për teknologji informacioni pranë shkollës profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, Gjimnazeve “At Shtjefën Gjecovi” Laç, “At Shtjefën Kurti” Gorre, “Arif Halil Sula”Mamurras, Gjimnazit Milot dhe Universiteteve “Ukshin Hoti”Prizren e “Haxhi Zeka” Pejë. Aftësimi për punë në teknologji informacioni është një mundësi shumë e mirë për punësim në tregun Europian pa emigruar nga vendi. Projekti mbështetet nga delegacioni i EU si IPA ndërkufitar Shqipëri-Kosovë. Ambasadori Soreca u bë pjesë e promovimit të Kursorit dhe aktiviteteve me dobishmëri për aftësimin profesional e ekonomik të të rinjve.