Edukimi i Hapur TIK për aftësimin për punë të të rinjve
Open Data Kosova (ODK) dhe Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) po zbatojnë projektin me titull “Edukimi i Hapur TIK për Aftësimin për Punë të të Rinjve”. Ky është një projekt ndërkufitar i financuar nga fondet IPA të BE-së. Përfitues të projektit janë universitete dhe shkolla të mesme në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë. Objektivi i projektit është nxitja e aftësimit për punë të të rinjve, duke ofruar qasje të hapur në njohuri dhe aftësi në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe duke forcuar bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet institucioneve mësimore. Përmes këtij projekti po krijohet platforma e parë online e mësimit për TIK në gjuhën shqipe.
