Shqipëria renditet në vendin e 37 në Indexin Global për të Dhëna të Hapura 2015
Në Indeksin Global për të Dhëna të Hapura (Global Open Data Index) të publikuar së fundi Shqipëria vlerësohet në vendin e 37. Një renditje e tillë e pozicionon vendin tonë me më pak të dhëna të hapura krahasuar me vende europiane si: Norvegjia Hollanda, Franca, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Italia, Moldavia, Austria, Gjermania, Zvicra madje edhe Kosova. Ndërkohë Shqipwria lë pas disa shtete si: Luksemburgu, Portugalia, Sllovakia, Greqia Turqia, Gjeorgia dhe Maqedonia. Vendin e parë në renditje e mban Tajvani. Tre vendet me paraqitjen më të mirë janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa SHBA-të ruajnë vendin e tëtë në renditje
Hapja e të dhënave zyrtare për databazat kryesore në Shqipëri konsiderohet në masën 42%. Të kënaqshme janë të dhënat mbi Tregues Kombëtarë dhe Buxhete Publike. Ndërsa informacioni mbi të dhënat Meterologjike dhe Prokurimeve Publike shfaqin mungesa dhe nivel të ulët Informacioni. Global Open Data Index u realizua nga Open Knowledge Foundation Network dhe vlerësimi lokal për Shqipërinë u organizua nga stafi i AIS dhe bashkëpunëtorëve.