Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje, Legjislacioni dhe Institucionet nuk garantojnë Procesin
Rreziku për keqpërdorim të parave publike në Zgjedhje është i larte. Denoncimi i AIS për keqpërdorim të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, në Zgjedhje të 25 Prillit, u rrëzua nga Institucionet e Hetimit Administrativ. Ato nuk dhanë zgjidhje për shkeljet e konstatuara në zonën ku fitoi Kryeministri Rama. AIS kallëzoi se në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, Këshilli i Ministrave Vendim datë 25 mars dhe Këshilli Bashkiak Durrës Vendime 12-24 Prill, transferuan dhe ekzekutuan në Durrës 6.1 Milion Euro grante[1] jo emergjente, përfitues Individ vlera 1-5 mijë USD. Komisioneri u vetshpall jo kompetent dhe refuzoi padinë. KAS pas Apelimit të AIS, pranoi hetimin, por e përfundoi[2] me vetëm një seancë ku nuk u dëgjuan ekspert dhe palë të Kallëzuara. Nisur nga qëndrime të Komisionerit e KAS-it, organizata ngre alarmin se Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm 3 – 5 vjet, mund të përdoret edhe në Zgjedhje të ardhshme për të kompromentuar votuesit me dhënie grant individual pak orë para votimit.
[1] https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019/inst_code/2107001/pay_cat/6060099/from_date_reg/2021-03-25/to_date_reg/2021-04-30