Komisioneri për Zgjedhjet refuzon të hetojë Kallëzimin për Keqpërdorim të Fonteve Publike në Fushatë Zgjedhore, çështja kalon në KAS (seanca e hëne 8 nëntor ora 11).
Organziata AIS shpreh keqardhje dhe njofton se ka ankimuar në lidhje me Vendimin e Komisjonerit Shtetëror për Zgjedhjet Vedim nr. 457, Datë 01.10.2021, ku refuzohet shqyrtimi i Kallzimit të AIS / OpenDataAlbania datë 31 Maj 2021. Palë të kallëzuara për keqmenaxhim të fondeve publike Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës.
Kallzimi ynë i datës 31 maj parashtron argumente mbi Keqpërdorim të Aseteve dhe Fondeve Publike për qëllime elektorale, nga Këshilli i Ministrave dhe nga Bashkia Durrës gjatë procesit Zgjedhor 25 prill 2021.
Komisioneri me Vendim të datës 1 tetor, ka Vendosur Të shpallë Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara. Link:
Duke e konsideruar këtë vendim të Komisionerit të pa bazuar në ligj dhe në prova, si dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të zhvilluar nga Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve (KAS), AIS ka paraqitur në datën 28 Tetor Ankimim pranë KAS.
Ankimimi thekson se Vendimi i Komsionerit duhet Shfuqizuar pasi:
- Ka Shkelje të Procesit të Rregullt Ligjor gjatë Procedurës administrative.
- Themeli i Kërkesës së AIS mbeti pa përgjigje.
AIS si autor i Kallëzimit i ka kërkuar Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve: Shfuqizim të Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe Kthimin e çështjes për Rishqyrtim tek komisioneri. Gjithashtu Në mbështetje të nenit 137 dhe/ose nenit 138 të Kodit të Procedurave Administrative ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe kryerjen e hetimit administrativ shtesë të denoncimit të AIS nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe marrjen e masave ligjore në përfundim të tij.
Seanca për Shqyrtim të Ankimimit do të mbahet nga KAS, të hënën data 8 nëntor ora 11.
- Disa detaje mbi parregullsi administrative të Vendimit të Komisionerit janë parashtruar më poshtë: Duke mos pasur përgjigje prej Bashkisë Durrës dhe Këshillit të Ministrave dhe duke e vlerësuar të rëndësishëm për hetimin administrativ informacionin e kërkuar, Komisioneri me vendimin nr. 439, datë 02.08.2021 ka vendosur zgjatjen e afatit të shqyrtimit administrativ të denoncimit për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës.
- Edhe pas zgjatjes së afatit të shqyrtimit administrativ Komisioneri ka administruar në datën 02.08.2021 vetëm përgjigjen e Bashkisë Durrës prej znj. Emeriana Sako, që kryen funksionet e Kryetarit të Bashkisë Durrës.
- Këshilli i Ministrave nuk i ka kthyer përgjigje Komisionerit dhe ky i fundit nuk ka kërkuar më përgjigje prej tyre, por edhe në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkimore për mosbashkëpunim me KQZ-në.
- AIS: nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka pasur mundësi të shprehet për asnjë material/përgjigje që është depozituar nga Bashkia Durrës.
- Këshilli i Ministrave dy herë nuk është shprehur në lidhje me këtë denoncim, nuk ka ofruar bashkëpunim me Komisionerin dhe nuk është ndëshkuar administrativisht për qëndrimin e mbajtur prej tij.
- Në procesin e marrjes së vendimit përfundimtar AIS si subjekt ankimues nuk i është dhënë mundësia e parashikuar nga Kodi i Procedurave Administrative, neni 93, për t’u shprehur përfundimisht për pretendimet e saj.
- Me Vendim të datës 1 tetor, Komisioneri ka Vendosur Të shpall Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara duke e lënë Kallëzimin e AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, për Keqpërdorim të Fondeve Publike në Fushatën Zgjedhore të 25 Prillit pa Hetim në Themel.
[1]Article 169 of the Electoral Code provides that: “Refusal to cooperate with the CEC or to provide information provided by this Code to the CEC, by officials of local or central government bodies, is punishable by a fine of 10 thousand to 50 thousand ALL.”