TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Tetor 2022Bëji Zgjedhjet të Vlejnë. Nevoja për monitorim mbi Keqpërdorimin e Fondeve Publike në Fushatë Elektorale
Më 14 maj 2023 mbahen zgjedhje në 61 Bashki të vendit. AIS bazuar në monitorime zgjedhore të mëparshme, vlerëson se ka risk të lartë për deformim të vullnetit zgjedhor përmes keqpërdorimit të fondeve publike në periudhë zgjedhore. Pak ditë para votimit për Zgjedhjet e Përgjithshme Prill 2021, u konstatuan zhvendosje të buxhetit shtetëror nga fondi për Punë Publike tek fondi për Grantime Individuale. Thesari kaloi para në llogari për disa familje të dëmtuara lehtë nga Tërmeti Nëntor 2019. Organizata kallëzoi pranë Komisionerit për Zgjedhjet fenomenin në Bashkisë Durrës ku 926 449 664 Lek (rreth 7.8 milion Euro) u shpërndanë përmes Thesarit vetëm pak orë para votimit. Me dëshirën për të punuar në Monitorim zgjedhor AIS ka përgatitu metodologji dhe është në kërkim fondesh për disa aktivitete në Monitorim Zgjedhor, me fokus Keqpërdorimin e Fondeve dhe Kontratave Publike në fushatë zgjedhore.
Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion
Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës. Puna me të rinjtë dhe zgjerimi i Networkut do të vijojë me evente si trajnime, forume, seanca individuale, publikime nga vetë të rinjtë në web – blog NdiqParatë. Ky network është produkt i punës në zbatim të Projektit Open Data Access and Transparency oler sectors exposed to Risk of Corrupsion, projekt i Mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).
Kontrolli Financiar dhe Procesi i Integrimit, Kërkohet Fuqizim i Rolit të Kuvendit
Parlamenti duhet të marrë më shumë kontroll dhe angazhim në Procesin e Kontrollit Financiar, sipas Kapitullit 32 të Cluster 1, në procesin për Negociata me Bashkimin Europian. Ky ishte një nga konkluzionet e prezantuara në Dokumentin e Politikave të hartuar nga ekspert të AIS, dokument i prezantuar në një event të datës 12 tetor. Rekomandimet për fuqizimin e rolit të parlamentit dhe ngritjen e një Nën komisioni për Kontrollin Financiar u prezantuan në prani edhe të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Financat dhe Ekonominë zotit Eduard Shalsi dhe deputetit anëtar komisioni zoti Arbi Agalliu. Organizata AIS në bashkëpunim me organizata Partnere është pjesë e zbatimit të projektit me titull Improving the Debate on Policies and Accountability to Fulfill Basic Rights through the creation of the Cluster 1 . Dokumenti i Politikave dhe Faktet e analizuara janë të publikuara në faqen e AIS.