Open Data Albania Media Java 2 deri 10 Maj Fondi i Rindërtimit, Përdorim në Fushatë Zgjedhore
Të dhëna të publikuara nga portali Open Data Albania dhe blog-u NdiqParate.al janë përdorur në javën e parë të muajit Maj si fakte për disa shkrime mediatike. Temë kryesore në media janë përdorimi i mundshëm i Fond Programi i Rindërtimit pas Tërmetit të 26 Nëntor 2019. Ky Fond u përqendrua në datat e fushatës zgjedhore 25 mars deri 25 prill, duke shpenzuar 30% të të gjithë Programit Shtetëror Fondi i Rindërtimit.
Disa nga artikujt e bazuar në fakte dhe të dhëna publikuar nga ODA janë:
Gogo.al Favorizim #Elektoral si u shpërblyen para Zgjedhjeve të Dëmtuarit nga Tërmeti
Droni.al Qeveria 120 milion Euro në 4 muajt para votimit për banorët e dëmtuar nga tërmeti
Radio Televizioni Shqiptar: Deputetja Tabaku : 120 Miliona euro nga Buxheti I Shtetit për të blerë votat, të dhënat zbardhjen nga Open Data Albania
Syri TV: 120 milion euro nga Buxheti I Shtetit u Përdorën për të Blerë Votat
Telegrafi: Skema Si u Përdorën fondet e tërmetit për blerjen e votave
Të dhënat janë marrë nga artikulli i Portalit Open Data Albania me Titull Periudha Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit Shtesa Buxhetore në Transfertë të Pakushtëzuar për 11 Bashki.