Periudha Fushatë Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit, Shtesa Buxhetore në Transfertë e Pakushtëzuar për 11 Bashki

Open Data Albania ka hulumtuar mbi shtesa për Transfertën e Pakushtëzuar për njëmbëdhjetë bashki përfituese nga Fondi i Rindërtimit. Fokus janë Transfertat e miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM në Periudhën Fushatë Zgjedhore 25 Mars deri 25 Prill 2021. Në analizë janë parë edhe data parazgjedhore nga 1 janari deri 25 Prill.

Artikulli: http://ndiqparate.al/2021/05/07/periudha-zgjedhore-dhe-fondi-i-rindertimit-shtesa-buxhetore-ne-transferte-e-pakushtezuar-per-11-bashki/

  • Transfertë Buxhetore për njëmbëdhjetë bashki nga Fondi i Rindërtimit për periudhën 1 Janar deri 25 Prill 2021 është 15 430 836 420 Lekë (pesëmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e njëzet lekë). Në Euro rreth 124.44 Milion Euro.
  • Vetëm në 30 Datat Fushatë Zgjedhore kjo Transfertë e Pakushtëzuar drejt bashkive të prekura nga tërmeti ka shënuar 8 574 636 507 Lekë (tetë miliard e pesëqind e shtatëdhjetë e katër milion e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatë Lek). Në Euro rreth 69.1 Milion Euro.
  • Në katër muajt e parë Qeveria Shqiptare ka shpenzuar nga Fondi i Rindërtimit duke transferuar tek bashkitë si Transfertë të Pakushtëzuar 56% të totalit të Fondit Vjetor të Rindërtimit. Një pjesë e mirë për transferta tek Individi.
  • Në vitin 2020 Qeveria Shqiptare u kritikua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN për shkak të mosrealizimit të Këtij Fondi, Programi i Rindërtimit.
  • Në Ligjin për Buxhetin e Shtetit të Fillim Vitit, në total Transfertat e Pakushtëzuara për këto 11 Bashki ishin 8 299 271 265  Lekë. Po për këto 11 bashki shtesa e Transfertave të Pakushtëzuara përmes VKM në katër muajt parazgjedhor shënon 15 430 836 420 Lekë. Rritja është me 186 përqind.
  • Në vlerë rritjen më të lartë e kanë bashkitë Tiranë; Durrës; Kurbin dhe Kamëz. Si peshë kundrejt Transfertave të Pakushtëzuara të Parashikuara në Ligjin e Fillim Vitit,  rekord mbajnë bashki si Vora (549%); Kurbini (340%); Tirana (250%); Shijaku (228%).

Bashkia Tiranë. Me Vendime të Këshillit të Ministrave ka përfituar shtesa Transferta të Pakushtëzuara në Data Zgjedhore (30 ditët e fushatës) në vlerën 6 055 001 800 Lekë (gjashtë miliard e pesëdhjetë e pesë milion e njëmijë e tetëdhjetë Lekë). Këto transferta janë urdhëruar me VKM Nr. 189 atë 25 Mars; VKM Nr. 202  datë 25 Mars; VKM Nr. 204 datë 25 Mars.

Bashkia Durrës. Me Vendim të Këshillit të Ministrave i janë dhënë në data Periudhë Zgjedhore 1 181 590 365 Lekë (një miliard e njëqind e tetëdhjetë e një milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë Lekë). VKM Nr. 189 datë 25 Mars; VKM Nr. 201 datë 25 Mars; VKM Nr. 205 datë 24 mars dhe VKM nr 213 datë 31 Mars.

Bashkia Kamëz. Me Vendime të Këshillit të Ministrave ka përfituar 227 909 231 Lekë (dyqind e njëzet e shtatë mijë e nëntëqind e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e një Lekë. VKM Nr. 200 datë 25 mars; VKM Nr. 201 datë 31 mars; VKM Nr. 211 datë 31 Mars dhe VKM Nr 235 datë 14 Prill.

Bashkia Kurbin. Me Vendime të Këshillit të Ministrave janë përfituar 529 262 087 Lekë (Pesëqind e njëzet e nëntë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëdhjetë e shtatë Lekë. Me VKM Nr. 215 datë 31 Mars; VKM Nr. 233 datë 14 Prill dhe Vendim 234 datë 14 Prill.

Bashkia Shijak. Ka përfituar 143 662 566 Lekë në Periudhë Zgjedhore. Kjo periudhë VKM Nr. 212 datë 31 Mars.

Bashkia Vorë. Me Vendim të Këshillit të Ministrave ka përfituar 175 148 070 Lekë (njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e njëqind e dyzet e tetë mijë e shtatëdhjetë lekë). Vendimi Këshillit të Ministrave Nr. 189 datë 25 mars; VKM Nr. 236 datë 14 Prill  dhe VKM Nr. 237 datë 14 Prill.

Bashkia Kavajë. Në periudhë zgjedhore përmes Vendimeve të Këshillit të Ministrave i është krijuar Transferta e Pakushtëzuar prej 201 959 863 Lekë (dyqind e një milion e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre Lekë). Kjo me VKM Nr. 206 datë 25 Mars dhe VKM Nr. 205 datë 25 Mars.

Bashkia Mirditë Ka marrë 42 262 535 Lekë (dyzet e dy milion e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë Lekë. Me VKM Nr. 200 datë 25 Mars; dhe VKM Nr. 233 datë 14 prill.

Bashkia Rrogozhinë dhe Bashkia Krujë nuk kanë marrë fonde në data zgjedhore. VKM për Transfertë të Pakushtëzuar për Fondin e Rindërtimin është bërë në datat e mëhershme

Bashkia Lezhë. Kjo bashki ka përfunduar me Vendim të Këshillit të Ministrave transferta në vlerën 17 835 093 Lekë (shtatëmbëdhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e pesë mijë e nëntëdhjetë e tre lekë.  VKM Nr. 215 Data 31 mars 2021.

Transfertat e Pakushtëzuara Tipike, janë fonde nga Buxheti i Shtetit për Bashkitë për garantimin e disa shërbimeve bazë të Pushtetit Vendor si arsimi bazë, mbrojtja sociale administrimi i pyjeve, rrugëve, ujërave etj. Ajo parashikohet me formulë çdo vit dhe miratohet si tabelë dhe zë i veçantë i Ligjit për Buxhetin e Shtetit. Nëse Krahasojmë vlerat e Caktuara në dhjetor 2020 me shtesat e mara sipas Bashkive Transferta të Pakushtëzuara Rindërtimi VKM parazgjedhore, dhe VKM Data Zgjedhore shohim përqendrim në datat për të cilat Kodi Zgjedhor i njeh si data fushatë zgjedhore.

Ky artikull u realizua në kuadër të monitorimit, transparencës dhe vlerësimit të riskut në shpërndarjen dhe shpenzimet me Para të Taksapaguesve Shqiptar, NdiqParate.al. Organizata AIS po zbaton projektin Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Dokumenti në Excel i këtij artikulli ka të dhëna dhe informacion mbi bazën e të cilit është bërë vizualizimi. Ky dokument është lehtësisht i shkarkueshëm dhe i lirë për përdorim. Të tjera databaza të Organizatës AIS, janë Spending.data.alOpenPocurement.al dhe OpenCorporates.al.